Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, zbulohen shkaqet

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare, zbulohen shkaqet

Biblioteka Kombëtare është dëmtuar që nga themelet e saj. Instituti i Ndërtimit në një raportin për shkaqet e përmbytjes në Bibliotekë një muaj më parë konstaton që dyshemeja e katit të nëndheshëm është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk ka mbrojtje nga ujërat nëntokësorë të cilët gjatë muajit qershor ishin në nivele të larta për shkak të reshjeve.

Drejtoresha e Bibliotekës jep alarmin që nëse nuk ndërhyhet, përmbytjet mund të përsëriten në vjeshtë.

Shkaku depërtimit të ujit brenda ambienteve të Bibliotekës Kombëtare një muaj më parë ka qenë amortizimi i themeleve të ndërtesës. Sipas raportit të specialistëve të Institutit të Ndërtimit, godina ka pësuar dëmtime në themele dhe në shtresat e dyshemesë që shërbejnë si mbrojtje nga prania e ujërave nëntokësorë.

Ndërkohë mësohet se Biblioteka Kombëtare nuk ka masa mbrojtëse për hidroizolimin e tij, që në kohën e projektimit. Një tjetër shkak i kësaj përmbytje sipas raportit të Institutit të Ndërtimit, janë reshjet e shiut gjatë qershorit duke rritur kështu nivelin e ujërave nëntokësorë. Por kjo nuk është i vetmi problem, pasi titullarja e Bibliotekës Kombëtare jep alarmin se përmbytjet mund të përsëriten sërish në vjeshtë.

“Një ndërtesë e amortizuar që para 60 vitesh është ndërtuar me të tjera kritere të natyrës inxhinierike dhe me standarde që ndoshta janë të tejkaluara dhe nuk vlejnë më sot. Qoftë në natyrën e vet hidroizoluese apo qëndrueshmërisë së strukturës. Raporti na bën me dije për rritjen e nivelit të ujërave nëntokësorë në përgjithësi në këtë zonë ku është i vendosur Pallati i Kulturës”

Drejtorja e Bibliotekës tha se po merren masa afatshkurtra, ku së shpejti do të nisë një projekt provizor për hidroizolimin e katit të nëndheshëm ku u dëmtuan më shumë se 12 mijë tekste.

Por zgjidhja përfundimtare sipas Persida Asllanit është ndërtimi i një godine të re për Bibliotekën Kombëtare, dhe për këtë i bën thirrje Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë që të marrë një vendim sa më shpejt.

Stafi i Bibliotekës ka arritur të rikuperojë të gjitha tekstet e dëmtuara dhe tashmë një grup tjetër po merret me trajtimin e tyre për t’i çuar në gjendjen e mëparshme.

Tags: Bibliotekës KombëtarePërmbytjashkaqetzbulohen

TË LIDHURA

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Quintero apo Pavard, FIFA zgjedh golin e Botërorit (Video)

Quintero apo Pavard, FIFA zgjedh golin e Botërorit (Video)

Vrau nipin me thikë një vit më parë, çështja i kalon Krimeve të Rënda

Vrau nipin me thikë një vit më parë, çështja i kalon Krimeve të Rënda

Reali heq dorë nga portieri belg, ofron 67 milionë paund për…

Reali heq dorë nga portieri belg, ofron 67 milionë paund për...







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Braktisi Italinë për Shqipërinë, një tjetër shans te kampionët e Italisë për futbollistin shqiptar?
Sport

Braktisi Italinë për Shqipërinë, një tjetër shans te kampionët e Italisë për futbollistin shqiptar?

by mirseda
19:44 | 30/03/2026
0

Luis Hasa ka vendosur që të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit në të ardhmen, duke...

“17-ta, protestë e madhe paqësore”/ Sali Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Rama

“17-ta, protestë e madhe paqësore”/ Sali Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Rama

19:18 | 30/03/2026
Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

Ambasada amerikane në Venezuelë rihapet pas shtatë vitesh

19:03 | 30/03/2026
“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

“Koçeku në Kuvend: Ndotja e Drinit alarmante, kërkohet marrëveshje Shqipëri–Kosovë”

18:57 | 30/03/2026
“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

“Seancë me akuza në Kuvend: Albana Vokshi përplaset me Niko Peleshi”

18:53 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com