Kompania Airbus ka hapur një kompleks prodhimi për dronin e vet diellor Zephyr, që ka thyer rekorde. Kjo vjen vetëm disa javë pasi Facebook hoqi dorë nga një projekt i ngjashëm. Airbusi po thotë tani se po bashkëpunon me rrjetin social për të realizuar avionin që do të përdorë energji diellore.
Në qiellin e Arizonës, avioni Zephyr po përpiqet të thyejë rekordin e vet për kohëzgjatjen e fluturimit. Mjeti ajror pa pilot që përdor rrezet e diellit, ka bërë pothuajse 1 mijë orë fluturim dhe ka thyer rekordin për numrin më të lartë të orëve të fluturimit pa u rifurnizuar: mbi dy javë, afro 340 hours duke u ngjitur në lartësi stratosferike, rreth 21 kilometra mbi tokë.
Ditën avioni funksionon me energji diellore, ndërsa natën me bateri diellore.
Airbus që e ka qendrën në Toulouse të Francës, po hap tani kompleksin e pare të prodhimit për programin Zephyr në Farnboroug të Britanisë së Madhe.
Jana Rosenmann, që drejton sistemet ajrore pa avion për Airbus thotë se ky kompleks ka aftësinë të prodhojë deri në 30 avionë në vit.
“Mendoj se është një kombinim i dy elementëve. Falë materialeve shumë të lehta, ky mjet ajror peshon më pak se 75 kilogramë. Dhe se dyti, sistemi i menaxhimit të baterive. Nuk bëhet fjalë thjesht për baterinë që në vetvete është e komplikuar, por se si ajo ndërvepron me pjesën tjetër të dronit, duke kursyer energji gjatë ditës dhe duke e lëshuar atë gradualisht gjatë natës, në mënyrë që të ruhet lartësia kritike stratosferike në mëngjes”, thotë ajo.
Ky Zephyr i ri fluturon mbi re dhe mbi trafikun e rregullt ajror. Modele të mëparshme ishin përdorur për misione për patrullimin e kufirit dhe për të diktuar zjarret në pyje, mes të tjerave.
Zonja Rosenmann se në variantin e ri po punohet për kapjen e imzheve cilësore nga një lartësi e madhe.
“Dhe së dyti është lidhja me internet. Me Zephyr-in ne do të kemi aftësinë të lidhemi me miliona vetë që sot nuk kanë internet”, thotë ajo.
Ky objektiv mund të tingëllojë i njohur sepse Facebook është përpjekur që në vitin 2014 të zhvillojë një dron të tillë dje dhe në qershor të vitit të kaluar përfundoi provën e parë, por muajin e kaluar kompania tha se po hiqte dorë nga ky projekt dhe tani po bashkëpunon me programin Zephyr.
Avioni i ri pa pilot Zephyr u prezantua për herë të parë në Panairin Ajror Ndërkombëtar në Farnborough, një ekspozitë që mbahet një here në dy vjet kur blihen dhe shiten avionë dhe pjesë avioni që kapin shifrën e triliona dollarëve.
Analisti i aviacionit, Richard Aboulafia është skeptik për potencialin e energjisë diellore, përtej dronëve me peshë të lehtë.
“Pa dyshim është interesant, por sesa praktik është çështje tjetër. Po ta shohësh vetëm nga pikëpamja e energjisë, nuk mund të përftosh sasi të mëdha nga dielli. Sigurisht kjo mund të mos jetë e nevojshme për një dron që me kohëzgjatje të madhe fluturimi. Në teori mund të jetë e realizuesme, por nga ana praktike, është çështje tjetër”, thotë ai.
Panairi i Farnborough-s u mbajt më 21 dhe 22 korrik me pjesëmarrjen e 1,500 kompanive dhe 100 mijë vizitorëve.