Luftëtari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook sa i përket situatës së krijuar pas humbjes në turin e Europa League ndaj letonezëve të Ventspils. Gjirokastritët akuzohen se kanë trukuar ndeshjen dhe kjo duke u bazuar tek koeficientet që i vendosën kompanitë e basteve, por edhe tek goli i tretë që pësuan në minutat e fundit.
Ja reagimi i ekipit të Luftëtarit: Deklararate Klubi i futbollit Luftetari ka ndjekur me interes dhe shqetesim ato cka kane shkruar mediat duke aluduar per trukime, tolerime apo rezultate te paracaktuara. Luftetari nuk eshte bere kurre pjese e pazareve apo fiksimeve. Ne kete moment delikat te skuadres e cila nuk permbushi pritshmerite ne debutimin e saj europian, te gjithe u sulen si hiena mbi te gjithe ata qe deri pak dite me pare ishin heronj. Kjo eshte mosmirenjohja e vertete ndaj nje skuadre qe deshtoi ne nje aventure te paprovuar me pare. Per sa i perket ceshtjeve teknike eshe stafi teknik ai qe vendos dhe merr vendimet, dhe sigurisht merr meritat ose paguan per deshtimet. Per sa i perket atyre qe aludojne per trukime dhe fshihen pas profileve false ne rrjete sociale Luftetari i fton qe te pakten te falenderojne per arritjen e skuadres ne nivele te larta ne nje kohe kaq te shkurter. Nese do analizojme humbjen te mos harrojme qe ne ndeshjen e pare skuadra kishte mungesa titullaresh dhe nje arbitrim skndaloz qe mohoi gola dhe penallti per skuadren tone. Per kete klubi ka reaguar me nje note proteste te derguar ne UEFA. Te gjithe atyre qe mezi presin deshtimin e skuadres per te gjetur fajtoret, i ftojme te kene durim sepse Luftetari eshte ndertuar dhe destinuar per te qene fitues. Faleminderit!
Por tifozët nuk janë bindur aspak nga ky reagim i klubit dhe në komente vazhdojnë të akuzojnë klubin për tolerim, ja disa nga reagimet: