Shqiptari Ilir Latifi ishte duke u përgatitur për një përballje mjaft të bukur në UFC Hamburg më 22 korrik në “Barclaycard arena”. por duket si ai nuk do të jetë protagonist në këtë event për shkak të një dëmtimi. Mediat bëjnë me dije se Latifi, që duelon në peshën “light heavyweight” është dëmtuar gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë në kafaz në përballjen ndaj Glover Teixeira. Kjo është sfida e dytë “big” që anulohet në eventin e Hamburgut, pasi pak kohë më parë u tërhoq edhe Mauricio Rua, që u dëmtua.Latifi, një nga sportistët më të mirë të peshës së tij, ka një rekord prej 15 fitoresh dhe 4 humbjesh në artet marciale mikse. Në duelin e fundit ai arriti një fitore fantastike ndaj Ovince St.Preux në raundin e parë me “submission”, por ai ka dueluar shumë pak në kafaz vitet e fundit, vetëm 3 herë. Nuk dihet se si do të veprohet me Teixeira, që gjatë një viti ka dueluar 3 herë (dy fitore e një humbje), nëse UFC do t’i gjejë një zëvendësues pas tërheqjes së Latifit apo jo.