Kroacia do të luaj në çerekfinalet e Botërorit dhe padyshim merita më e madhe për këtë kualifikim në limite ishte e portierit Danijel Subasiç. Ai u bë protagonist në këtë ndeshje me penalltitë që u ndali danezëve dhe vazhdoi ëndrrën me kombëtaren e tij. Ky është një sukses mjaft i madh për kroatët dhe vetë Subasiç në fundin e ndeshjes ka hequr fanellën dhe këtë triumf ia ka dedikuar mikut të tij i cili është ndarë nga jeta 10 vite më parë, Hrvoje Kustiç.
Ndërsa në konferencën për shty të ditës së sotme, portieri kroat nuk i mbajtur dot lotëet kur është pyetur për shokun e tij, që luante në rolin e portierit dhe vdiq në rrethana tragjike duke luajtur futboll.
Historia e trishtë e portierit Subasiç:
Subasiç si Iniesta? Shpresa për Kroacinë është që më 15 korrik, portieri të jetë vendimtar në fatet e një Kupe Bote, ashtu siç ndodhi me kavalierin e zbehtë në vitin 2010. Historia e mëposhtme është shumë e ngjashme. Përbëhet nga trishtimi, lotët e një shoku që nuk jeton më. Për Don Andres, sot heroi i trishtë që përshëndeti Botërorin për herë të fundit, emri është ai i Dani Harke, vdekja e të cilit i shkaktoi spanjollit një periudhë depresioni.Dhe emri i futbollistit të Espanjolit u shua në momentin më të bukur, atij të golit që vlejti një Botëror. Një kujtim i destinuar të zgjasë përgjithmonë. Jeta e futbollistëve përbëhet nga gëzimet, por edhe dhimbjet. Kjo vlen edhe për atë që topi u ka dhuruar gjithçka. Një Botëror, dy Europianë, 32 trofe me Barcelonën, mes të cilëve 9 tituj kampionë dhe 4 Champions, shkruan Panorama.
Të gjithë do të donin të ishin Iniesta, por askush nuk do ta kishte besuar kurrë se edhe ai, gjatë momenteve të rëndësishme të jetës, do kishte preferuar të ishte dikush tjetër. Dhe paradoksalisht, kjo i ka ndodhur në momentin më të rëndësishëm të karrierës. Atëherë kur fitonte Champions-in në 2009 në Romë kundër Junajtid dhe Botërorin një vit më vonë.Kustiç – Këtë herë Iniesta në fushë nuk ishte, sepse përballë Kroacisë ishte një Danimarkë stoike. Por, protagonisti ka sidoqoftë një emër, ai i Hrvoje Kustiç. Natyrisht jo i njohur aq sa Dani Harke, por po aq i pafat sa ai. Një vdekje e shmangshme ajo e tij, pas përplasjes me kokë kundër një muri çimentoje pak metra nga vija anësore gjatë një ndeshjeje. Një histori e 10 viteve më parë, kur të dy militonin në Zadar, por që Subasiç nuk e ka harruar kurrë.
Dhe kur themi kurrë, e nënkuptojmë me të vërtetë. Që prej asaj dite, portieri mban nën fanellën e tij një bluzë me foton e shokut të tij të dashur dhe nën qiellin e Rusisë, ai mundi t’ia tregonte botës. Me gishtin e drejtuar drejt qiellit, me sytë e përlotur dhe një gëzim të pamasë, ai nuk harroi t’ia dedikonte suksesin e Kroacisë mikut të tij që nuk jeton më në skenën më të rëndësishme për një futbollist.Emocionet – Mbi të gjitha, pasi u bë protagonist i një ndeshjeje që Kroacia nuk do ta harrojë shpejt. Një nga ato që të lë një lëmsh në fyt, edhe pse e ke fituar. Emocioni ishte i fortë, deri në pikën sa portieri kërkoi shumë herë që ta linin të merrte frymë.
Nuk është e thjesht kur e gjithë skuadra e një vendi të tërë nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të të përqafojë dhe të të ngrejë si trofe. Dhe t’i lejosh botës që të shohë fanellën që mban poshtë dhe të pyesësh, edhe për një çast se kishte ishte Hrvoje Kustiç. Një djalosh i pafat, i cili u largua shumë shpejt nga kjo botë. Por, që falë një miku shumë special, mbërriti edhe ai deri në Botëror. Dhe tani, duke parë këtë Kroaci, ai shpreson që kombëtarja e tij të shkojë deri në fund, duke e parë sigurisht nga lart…