Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Të dashur vëllezër nga Ballkani, a jemi vërtet ne kaq për të ardhur keq?

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Të dashur vëllezër nga Ballkani, a jemi vërtet ne kaq për të ardhur keq?

Nga Krsto Lazarevic

Futbolli mund të bëjë që të shpërthejnë ndjenjat nacionaliste e të rrezikshme. Pas një ndeshje kualifikimi mes Hondurasit dhe Salvadorit në vitin 1969 shpërtheu një luftë futbollistike mes të dy vendeve që u kushtoi jetën 2.000 vetëve. Për disa lojtarë, trajnerë dhe tifozë në Ballkan, Kampionati Botëror në Rusi duket si vazhdim i luftës me mjete të tjera. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri formuan me duar shqiponjën dykrenare shqiptare për të festuar golat e tyre, por edhe për të dekurajuar serbët.

Xhaka ka lindur në Zvicër, prindërit kanë ardhur nga Kosova në këtë vend. Shaqiri ka lindur në Kosovë dhe ka emigruar me familjen në Zvicër, kur ka qenë 4 vjeç. Të dy nuk kanë lindur në Shqipëri, as prindërit e tyre nuk vijnë nga Shqipëria, ata nuk luajnë për Shqipërinë, e megjithatë i festojnë golat kundër Serbisë duke përdorur një simbol kombëtar shqiptar. Nuk është e pazakontë që diaspora ka një marrëdhënie të veçantë me “vendlindjen”. Kombi, me të cilin realisht nuk ke të bësh shumë stilizohet në një vend mitik. „Vendlindja” është një vend, që e sheh në pushimet e verës, dhe që mund ta zbukurosh me fjalë për sa kohë që rrogën e merr në franga zvicerane apo euro.

Por nuk duhet lënë pa përmendur, se edhe tifozët serbë në stadium i ofenduan Xhakën dhe Shaqirin për shkak të origjinës së tyre, dhe formimi i një shqiponje dykrenare me duar është ende një përgjigje diplomatike ndaj atyre fyerjeve. Nga ana tjetër është edhe absurde që serbët të ndjehen të provokuar nga shqiponja dykrenare, sepse edhe në flamurin e tyre qëndron një e tillë. Por kjo është logjika nacionaliste. Nuk është për t’u kuptuar.

Më keq nga të gjithë ishte trajneri serb, Mladen Krstajiq, humbësi më i dobët i këtij kampionati. Ai ia dha fajin arbitrit Felix Brych për humbjen e Serbisë dhe tha: „Do ta dërgoja në Hagë, që t’i bëjnë procesin, ashtu si na e kanë bërë edhe ne.” Me një përemër të vogël në dukje „ne”, Krstajiq do të thotë se solidarizohet me kriminelët e luftës të dënuar dhe pretendon, se të gjithë serbët kanë qenë kolektivisht të ulur në bankën e të akuzuarve në Tribunalin e Hagës. Shumë serbë për fat të keq e mbështesin qëndrimin e Krstajiqit. Kjo është logjika nacionaliste. Ndoshta edhe ata tifozë, që në stadiumin e Kaliningradit kishin veshur bluza me portretin e të dënuarit për krime lufte, Ratko Mladiq, që vetëm në Srebrenicë është përgjegjës për vrasjen e 8000 vetëve.

Edhe skuadra kroate nuk la pa ngritur në piedestal kriminelët e luftës. A mund t‘i përfytyroni lojtarët gjermanë që të këndojnë në kabina pas fitores këngë nga ekstremistët e djathtë, që përbuzin viktimat e kampeve gjermane të përqendrimit? Besoj jo. Për lojtarët kroatë kjo është normale. Ata e festojnë fitoren kundër Argjentinës duke kënduar një këngë që fillon me fjalët „Za dom Spremni” – përshëndetja e kolaboratorëve nazistë të ustashëve. Këngën e ka kompozuar ekstremisti i djathë, Marko Perkoviq, i njohur si Thompson, që në këngët e tij tallet me viktimat e kampeve të përqendrimit në Jasenovc dhe Stara Gradishka. Kampe, ku janë shfarosur hebrenj, serbë, romë dhe opozitarë.

Nuk është hera e parë që përshëndetja fashiste e lojtarëve të ekipit kombëtar kroat shkakton reagime. Kur Kroacia u kualifikua për Kampionatin Botëror në Brazil, Josip Simuniq iu drejtua me një thirrje të fortë tifozëve, „Za dom”, ku mijëra grykë u kundërpërgjigjën në kor, „Spremni”. Simuniq nuk u lejua të marrë pjesë në Brazil. Por ky vendim nuk e ndryshoi normalizimin që i bëhet fashizmit nga tifozët kroatë. E është për të ardhur keq, sepse nga ana sportive, ekipi kombëtar kroat ka sjellë rezultate të shkëlqyera dhe mund t’ua urosh me dëshirë suksesin në këtë Kampionat Botëror.

Megjithatë unë e kam një pyetje: Të dashur vëllezër nga Ballkani, a jemi vërtet ne kaq nacionalistë dhe për të ardhur keq? Dhe duhet vërtet t’ia tregojmë këtë gjithmonë të gjithë botës?

Krsto Lazareviq ka lindur në Bosnje-Hercegovinë dhe ka emigruar herët me familjen në Gjermani. Sot ai jeton në Berlin dhe punon si gazetar për media të ndryshme gjermane. /dw/

TË LIDHURA

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja
Sport

Mbyllet java e 18-të e Superiores, rezultatet dhe renditja

20:16 | 24/12/2025
Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë
Sport

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë
Aktualitet

Mbyllet java e 17-të, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

17:37 | 23/12/2025
Next Post
“Më ke lënë në rrugë, më ke ndarë me familjen!”, konflikti i ashpër mes dy kushërinjve

“Më ke lënë në rrugë, më ke ndarë me familjen!”, konflikti i ashpër mes dy kushërinjve

E gjithë bota në garë për dominim teknologjik

E gjithë bota në garë për dominim teknologjik

Ronaldo refuzon rinovimin, gazetari: Reali i vendosur, tani do të…

Ronaldo refuzon rinovimin, gazetari: Reali i vendosur, tani do të...







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën mes palëve fillon në janar
Bota

SHBA: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën mes palëve fillon në janar

by mirseda
13:47 | 25/12/2025
0

Raportohet se Steve Witkoff, Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, informoi Izraelin dhe ndërmjetësuesit se...

“Firmosa nën trysni”, dëshmia tronditëse e vartëses së Ballukut. SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

“Firmosa nën trysni”, dëshmia tronditëse e vartëses së Ballukut. SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

12:43 | 25/12/2025
Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë

Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë

09:51 | 25/12/2025
Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

08:28 | 25/12/2025
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

23:11 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com