Futbolli është sporti më i bukur në botë dhe këtë e vërteton djali i vogël i mbrojtësit kroat, Dejan Lovren. Videoja e tij po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqet duke mbajtur një telefon në dorë në momentin e himnit të Kroacisë.
Ajo që ka mahnitur më shumë është fakti se edhe pse në një moshë aq të vogël ai i njeh të gjithë lojtarët. Djali i Lovren thërret emrat ndërsa fytyrat e lojtarëve kalojnë në ekranin e telefonit.