Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Me armë, dylbi e vetura, kapen katër terroristë

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Policia e Kosovës tha të premten se ka arrestuar tre persona nën dyshimet për përfshirje në veprime që lidhen me terrorizmin. Arrestimet që u kryen në Prizren dhe në Skënderaj, thuhet në një njoftim të policisë, pasuan hetimet disa muajshe.

Tre të dyshuarit të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, janë identifikuar me inicialet R. K., A. A. dhe L. M. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm, thuhet në njoftim, por nuk janë dhënë hollësi për natyrën e veprimeve të tyre.

Policia tha se operacioni është zhvilluar në bashkërendim me autoritetet gjermane, të cilat në të njëjtën kohë kanë arrestuar të dyshuarin B. B.

Gjatë arrestimeve policia tha se ka konfiskuar një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe sende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur raste të raportuara të përfshirjes së qytetarëve të saj në grupet terroriste. Raporti i fundit i policisë evropiane EUROPOL, thekson se Kosova ka raportuar rënie të propagandës dhe nuk ka pasur raste të mbështetjes financiare apo logjistike për grupet terroriste, ndonëse vendi është i shqetësuar lidhur me kthimin e luftëtarëve të huaj.

Në vitin 2017 autoritetet e Kosovës hapën 54 raste nën dyshimet për përfshirje në veprimtaritë terroriste në Irak dhe Siri. Këto përfshijnë raste në të cilat nuk ka pasur dëshmi për përfshirjen e shtetasve të saj në luftimet në zonat e konfliktit.

Nga mesi i vitit 2012, Kosova është përballur me shtimin e shkallës së radikalizimit të të rinjve posaçërisht me përfshirjen e tyre konfliktet në Lindjen e Mesme, ku edhe më tej besohet se janë rreth 160 qytetarë të saj./VOA

Tags: armedylbikapenterroristevetura

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Next Post

Mbi 100 të vdekur nga kolera, njerëzit: Shkaktohet nga magjia…

Luana Vjollca bëhet tapë fare, lë nam para njerëzve

Noizy tregon vuajtjet, modelja serbe e ofendon







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

by mirseda
20:14 | 08/06/2026
0

Protestuesit që folën në podium kërkuan qeveri teknike, tranzitore të bërë nga intelektualët e vendit, largimin e...

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com