Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Veliaj përçan artistët në ata të oborrit dhe ata të taborit!

8 vjet ago
in Të Gjitha
Veliaj përçan artistët në ata të oborrit dhe ata të taborit!

Nga Ergys Mërtiri/ Pati një aktor që shkëlqeu mbi të gjithë në shfaqjen dëgjesë mbi teatrin, të vënënë skenë nga Bashkia e Tiranës. Ky ishte Erion Veliaj. Ndryshe nga aktorët profesionistë, të sjellë aty me pahir për t’i mbajtur anën pushtetit, duke qenë të kapur pas interesave të tyre të vogla për të cilat duhet të paguajnë me imazhin e tyre, Veliaj e interpretoi mirë rolin e vet duke reflektuar përkushtim dhe energji që të tjerët nuk e kishin.

Veliaj u mundua të luante rolin e djalit të shpenguar, që i ka punët e veta vaj dhe këtë kasavet po e përballon thjesht nga mirësia dhe debulesa për teatrin dhe artistët. Po të mos ishte kjo dashuri e fortë e tij për artin dhe kjo përmasë e thellë përkushtimi ndaj të mirës publike, ai do ta kishte fare të thjeshtë të mos e çante kokën për ta, duke i lënë në derexhenë ku ndodhen dhe duke ia kursyer vetes telashet e mundimshme që po kalon prej muajsh. Në këtë pozicion, ai fliste shpengueshëm, shpesh madje edhe në dialekt, për ta krijuar sa më mirë profilin e njeritu që i ka gjërat në terezi, e që gjithçka po e bën vullnetarisht, për të mirën e vetë artistëve.

Po të njëjtin pozicion ai rezervoi edhe për kompaninë ndërtuese, një prej klientëve të rëndësishëm të tij edhe në projekte të tjera. Veliaj u shpreh i shqetësuar se “mos na mërzitet investitori” dhe tërhiqet fare, duke na lënë të gjithëve me gisht në gojë! Pra, na mbetet të mos e zgjasim shumë, por të bindemi shpejt, sa pa iu prishur mendja bamirësit!

Për këdo që vjen nga jashtë dhe nuk ia ka idene se për cilët njerëz po flasim, do të mendonte se jemi në një planet imagjinarë ku mirësia paska vërshuar nga të katër anët ndërsa qytetarët nuk po ia dijnë kimetin. Nuk besoj se ka vend në botë ku Kryetari i Bashkisë përgjërohet kaq shumë për problemet e artistëve dhe qytetarëve, sa i hap vetes gjithë këto telashe, për të cilat, jo vetëm që nuk vlerësohet, por edhe sulmohet egërsisht! Ç’të jetë ky fat kaq i madh?!

Por nga ana tjetër, ndërsa pretendon se po robtohet për të gjetur një zgjidhje, ai nuk ngurron të sulmojë aktorët që i dalin kundër, duke goditur nën brez, me akuza për përdorim politik. Veliaj nuk hezitoi të sulmojë një aktor të respektuar si Neritan Liçaj, i cili lexoi mesazhin e artistëve protestues për t’u larguar më pas nga salla, se veprimi i tij ishte bërë me urdhër politik nga opozita. Ai kërkon ti akuzojë ata, se për qëllime politike, po prishin një projekt që i shërben teatrit dhe jetës kulturore në vend.

Pra armiqtë e teatrit nuk janë këta që i mbajnë fronin ngrohtë kryetarit të bashkisë duke duartrokitur projektet e tij në pazare me oligarkë kullash që përpijnë metra katrorë truall në qendër të Tiranës. Armiqtë e teatrit qenkan ata që i kundërshtojnë këto projekte, duke mbrojtur historinë, identitetin e një godine që, ndër të tjera, është edhe monument kulture. Të kapur nga politika, sipas tij janë ataë që i rezistojnë presionit të pushtetit dhe ata që ushqehen nga projektet e qeverisë, të cilët, për më tepër, janë përdorur egërsisht edhe në mitingjeve elektorale në garën e tij për Tiranën!

Ajo që veliaj po bën është ekzaktësisht përçarja e artistëve, duke mikluar disa, e shantazhuar të tjerët. Ai po ndërsen atë pjesë të komunitetit të artistëve, të cilën e ka kapur me projekte e privilegje, kundër pjesës tjetër që qendron stoike kundër proejktit të tij abuziv.

Lind pyetja: nëse një njeri është në anën e drejtë dhe mbi të gjitha, i ç’interesuar personalisht për problemin, sikurse Veliaj e heq veten, përse do t’i duhej të përdorte marifete të tilla? Pyetja shtrohet, mos vallë ky njeri e do kaq shumë artin dhe kulturën sa është i gatshëm të përdorë dhe hilet dhe gënjeshtrat si instrument, vetëm e vetëm për të mirën e artistëve, pavarësisht po fiton hidhërimin e tyre?

Natyrisht, këto nuk i ha kush. Ky vend është formuar me një epos ku gjithmonë kanë dalë bajlozë të zinj nga deti për t’u përballur, e nuk mund të jetë kaq naivë sa të besojë përralla të tilla me bamirës që na zbresin nga qielli e luftojnë kundër nesh për të mirën tonë. Interesat financiare që fshihen pas kullave korruptive që presin të ndërtohen, jo më mbi teatër, si në projektin e parë të Ramës para 20 vitesh, por në krah të tij, shpjegojnë qartë gjithçka që këtë dramë e kthen në komendi.

Veliaj dhe shpura e aktorëve të oborrit të tij organizojnë degjesa ku flitet për gjithçka, përveç kullave që do ti kërcejnë mbi shpinë kaladibrançe teatrit të ri. Argumentet e tyre shtrohen gjithmonë jashtë teme, duke numëruar problemet e godinëse së vjetër të cilat nuk i mohon askush, por pa diskutuar në asnjë moment se një ndër pikat kryesore të reagimit vjen pikërisht për shkak të pazareve me kulla që bëhen në kurriz të teatrit. Eshtë pikërisht, në dinjitetin e artistëve, të mos lejojnë që shtëpia e tyre të bëhet objekt i shkatërrimit historik, identitar e urbanistik të këtij qyteti me grataçela monstruoze korruptive, që po përpijnë çdo vlerë e hapësirë të mbetur.

Për sa kohë që Veliaj do t’i ikë thelbit, e do mundohet ta zvarrisë debatin nëpër diskutime teknike qeshrake si ato mbi vlerësimet se godina aktuale nuk ka suva, ngrohje apo WC për artistët dhe artdashësit, ky debat do të jetë veç komedi ku aktorët janë shndërruar në figurantë, ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe Kryeministri që qendron në lozhë duke bërë sehir janë protagonistë. Thelbi është se asnjë kryetar bashkie nuk mund të lejohet që, për hir të faktit se godina e vjetër nuk ka kushte, për të cilat kjo qeveri është gjithashtu fajtore që nuk ka vënë dorë këto 5 vjet, të shkatërrojë një monument kulture, duke mbjellë aty kulla monstruoze. Kush prej artistëve ka dinjitet dhe shtyllë kurrizore, rreshtohet kundër projektit, kush ka burracakëri dhe interesa personale për të mbrojtur, le të duartrokasë grataçelat e oligargëve!

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Foto/Dyluftimet për ”jetë a vdekje” që tronditën Australinë

Foto/Dyluftimet për ”jetë a vdekje” që tronditën Australinë

“Pas 3.4 milionë eurove në ‘Toyota’ fshihet vetë shteti”

“Pas 3.4 milionë eurove në ‘Toyota’ fshihet vetë shteti”

Refuzoi Sampdorian, Valon Berisha pranë gjigantit italian

Refuzoi Sampdorian, Valon Berisha pranë gjigantit italian







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…
Kryesore

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

by mirseda
16:37 | 24/12/2025
0

Sali Berisha daljen e tij përpara mediave e nisi me një urim për festën e Krishtlindjeve. “Uroj...

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

“15 mln euro shtesë mbështetje për barnat në Onkologjik”/ Rama: Do vazhdojmë të rrisim pagat

16:25 | 24/12/2025
Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

Takimi i fundvitit me mjekë, infermierë dhe ekipe të emergjencës, Rama në spitalin e Onkologjikut

16:21 | 24/12/2025
Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen disa persona

Aksident i shumëfishtë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen disa persona

16:11 | 24/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com