Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bullgaria merr masat: “Të mbyllen kufijtë e BE”-së

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Bullgaria merr masat: “Të mbyllen kufijtë e BE”-së

Para takimit të jashtëzakonshëm për politikën ndaj refugjatëve, disa shtete kërkojnë një izolim më të madh të shteteve të tyre. Në takimin e Brukselit nuk marrin pjesë shtetet e Vishegradit. Bullgaria që kryeson aktualisht Bashkimin Evropian, pritet të propozojë në takimin e jashtëzakonshëmn të 16 shteteve të BE për azilin që të mbyllen kufijtë e jashtëm të BE. Sipas medieve, Borisovi ka kërkuar “masa të menjëhershme për mbylljen e kufijve të jashtëm të BE dhe kontrolle të rrepta në kufijtë e brendshëm të BE”. Sipas gazetës Die Zeit, Borisovi ka thënë se Bullgaria nuk mund të jetë dakord si shtete të tjera që migrantët të rikthehen në ato shtete të BE ku janë regjistruar për herë të parë.

Austria: Ushtarë në Ballkan, Itali e Greqi

Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Mario Kunasek (nga FPÖ ultra e djathtë) kërkoi që në kufijtë e jashtëm të BE të stacionohen ushtarë. Sipas tij, ushtarët mund të angazhohen në Ballkan, në Itali dhe në Greqi, shkruan Die Zeit. “Ushtarët do të kishin një komandë civile dhe mund t’i mbështesin policët me logjistikë, me zbulim dhe në rast nevoje me përdorimin e armëve”, deklaroi Kunasek.

Tema e ndjeshme e migrimit solli të shtunën deklarata të ashpra të Italisë në drejtim të Francës. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini e paralajmëroi Presidentin “arrogant” francez Emmanuel Macron që Franca “nuk do ta transformojë dot Italinë në një kamp refugjatësh të Evropës”.

Shtetet e Vishegradit të distancuara

Liderët e të ashtuquajturit grup të Vishegradit – Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk janë të pranishëm në takim. Këtë e bëri të ditur kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, pas një takimi me liderët e katër shteteve dhe me Austrinë të enjten. Të katra shtetet e Vishegradit e kundërshtojnë me forcë skemën e shpërndarjes së refugjatëve të BE në vendet e tyre, të propozuar në vitin 2015.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e quajti takimin e sotëm “takim informal pune”, në prag të samitit me rëndësi me të gjithë liderët e BE, i planifikuar të mbahet të enjten dhe të premten.

Debatet e fundit në Gjermani dhe në Itali kanë shkaktuar një debat të nxehtë në këto shtete për temën e migrimit. Në takimin e sotëm, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të këmbëngulë për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale për ripranimin e refugjatëve, për të shmangur me këtë hap veprime unilaterale të Gjermanisë në kthimin e refugjatëve, siç i kërkon ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer. (Burimi:DW)

TË LIDHURA

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

08:51 | 17/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur
Bota

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës
Bota

Trump kërcënon me tarifa vendet që kundërshtojnë marrjen e Groenlandës

19:53 | 16/01/2026
Next Post
Britania në shtetrrethim, ‘blindohet’ Londra përpara vizitës së Trumpit

Britania në shtetrrethim, ‘blindohet’ Londra përpara vizitës së Trumpit

Vokshi ia mbledh Kumbaros: S’ke nga t’ia mbathësh, do japësh llogari

Vokshi ia mbledh Kumbaros: S’ke nga t’ia mbathësh, do japësh llogari

Refugjatët/ “Shqipëria është vetëofruar për të qenë vend pritës”

Refugjatët/ “Shqipëria është vetëofruar për të qenë vend pritës”







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

by mirseda
08:51 | 17/01/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet të ndërmarrë sulme të reja masive...

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

22:10 | 16/01/2026
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com