Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zyrtare/ Rama nuk heq dorë nga taksa për “Rrugën e Kombit”

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Zyrtare/ Rama nuk heq dorë nga taksa për “Rrugën e Kombit”

Tashmë është zyrtare, nga 17 shtatori “Rruga e Kombit” do të bëhet me pagesë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mbajtën gjatë ditës së sotme një takim me përfaqësues nga Qarku i Kukësit, ku prezantuan paketën e negociuar me kompaninë koncesionare për skemën lehtësuese tarifore të kalimit në aksin Milot-Morinë, për banorët e Qarkut të Kukësit, mjetet e transportit publik dhe përdoruesit e shpeshtë. Gjiknuri, gjatë fjalës së tij tha se Qeveria po merr riskun më të madh, pasi Kukësi është një zonë e varfër.

“Qeveria po merr riskun më të madh. Ne po marrim riskun financiar për të zgjidhur një problem social, meqenëse Kukësi është zonë e varfër, është deri diku e izoluar, nuk ka rrugë të qënësishme alternative dhe jemi koshient për këtë. Ne mendojmë që kjo punë të fillojë në shtator. Pra, kjo verë të kalojë duke dëgjuar edhe bizneset, pjesën e Kosovës. Nga 17 shtatori të fillojë të aplikohet tarifa. Këto favore për biznesin janë njësoj edhe për Kosovën. Pra, nuk kemi ndjekur parim diskriminues”, deklaroi Gjiknuri.

Më tej, ai tha se po vazhdon investimi për ta përfunduar segmentin nga Kukësi në Morinë, duke e sjellë brenda parametrave të duhura. “Ne do ta kompletojmë edhe pjesën e mbetur nga Kukësi në Morinë. Kanë filluar investimet aty, dhe po rregullohen urat. Shumë shpejt do të mbyllet kontrata edhe për pjesën e mbetur dhe do të vendosim edhe 2-3 mbikalime aty, pasi është bërë zonë e rrezikshme për qytetarët. Pra, brenda vitit edhe ajo pjesë e mbetur e autostradës, do të kompletohet me parametrat e duhura”, vijoi më tej Gjiknuri.

PAKETA LEHTESUESE PARASHIKON:

Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit

Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për tu përdorur brenda peridhës 1 mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë  në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;

Për automjetet e cilësuara më  lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;

Tarifimi i autobusëve të linjës

Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;

Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;

Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova):

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë  një zbritje në masën 40%;

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit për këtë paketë lehtësuese:

Shteti shqiptar duhet të paguajë koncesionarit në 30 vitet e kontratës 48.5 milion Euro si rezultat i zbatimit të këtyre tarifave të reduktuara për banorët e Qarkut Kukës, mjetet e transportit publik në këtë zonë dhe përdoruesit e shpeshtë.

 

 

 

 

TË LIDHURA

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji: Berisha të dorëhiqet, e ka në statut! Nuk më keqpërdor dot as ai, as Rama

19:02 | 18/02/2026
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!
Politikë

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

18:47 | 18/02/2026
Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri
Politikë

Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

18:28 | 18/02/2026
Next Post
Ramën e presin me protesta në Sarandë, e qëllojnë me midhje

Ramën e presin me protesta në Sarandë, e qëllojnë me midhje

Pakti për detin/Meta ia ‘mbledh’ Greqisë, por Rama pritet të firmosë

Pakti për detin/Meta ia 'mbledh' Greqisë, por Rama pritet të firmosë

Trajneri i Kroacisë trondit Argjentinën: Në ndeshjen e fundit…

Trajneri i Kroacisë trondit Argjentinën: Në ndeshjen e fundit...







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji: Berisha të dorëhiqet, e ka në statut! Nuk më keqpërdor dot as ai, as Rama

by mirseda
19:02 | 18/02/2026
0

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, ka reaguar me tone kritike sot nga Berati, lidhur me situatën brenda...

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Ramazanin, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

18:47 | 18/02/2026
Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

Salianji: Flasin për hapje, por përjashtojnë anëtarët – Ndryshimi i gjeneratave, domosdoshmëri

18:28 | 18/02/2026
Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

18:00 | 18/02/2026
Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

17:53 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com