Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi të ndarë me ndjekësit në faqen e tyre zyrtare në Facebook, jep disa këshilla për çiftet e fejuara dhe ata të martuar, lidhur me kohëzgjatjen e procedurave.
Për këta që janë të interesuar për t’u pajisur me viza për në SHBA, Ambasada Amerikane ka dhënë disa këshilla të vlefshme, e përmes një fotoje ilustruese sqaron edhe kohëzgjatjen e procedurave.
Në sqarimin e ambasadës thuhet se viza e fejesës është më e shpejtë, por ka disa procedura pasi hyn në SHBA. Po ashtu, mësohet se koha e përafërt e udhëtimit për çiftet e fejuara është 9 muaj, dhe për të martuarit është 18 muaj.