Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Koncesionet e shëndetit, rrisin deficitin e skemës së sigurimeve shëndetësore

8 vjet ago
in Ekonomi
Koncesionet e shëndetit, rrisin deficitin e skemës së sigurimeve shëndetësore

Shqipëria vijon të shpenzojë për skemën e sigurimeve shëndetësore shumë me tepër se sa të ardhurat që arkëton nga taksa për sigurimin e shëndetit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, shpenzimet për fondin e sigurimeve të shëndetit arritën në 12,9 miliardë lekë në janar-prill 2018, teksa të ardhurat nga sigurimi i shëndetit që arkëtohet kryesisht nga pagat arritën në 4.2 miliardë lekë.

Burimet nga Ministria e Financave shpjeguan se deficiti i skemës së sigurimeve është rritur nga pagesat për koncesionet e shëndetësisë që alokohen nëpërmjet Fondit të Sigurimeve. Sipas Ministrisë së Financave këtë vit janë programuar të financohen rreth 3 miliardë lekë për koncesionet në shëndetësi ku gjysma e tyre rreth 1.5 miliardë lekë i përket, koncesionit të sterilizimit dhe 870 milionë lekë koncesionit të Check Up.

Teksa të ardhurat nga sigurimet e shëndetit kanë ardhur në rritje nga viti në vit, nga ana tjetër shpenzimet kanë pësuar një rritje më të shpejtë, për pasojë deficiti i skemës është rritur dukshëm.

Për periudhën 4-mujore deficiti ishte 8,7 miliardë lekë me një rritje 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2008 të ardhurat dhe shpenzimet për skemën e sigurimeve shëndetësore kanë ardhur në trend gati të njëjtë, por pas vitit 2009 ka ndodhur një shkëputje e madhe dhe shpenzimet kanë nisur të rriten me shpejtësi, teksa të ardhurat nuk kanë ndjekur të njëjtat ritme.

Më tej deficiti i skemës së shëndetit pësoi njëfarë stabilizimi deri në vitin 2015, teksa në tre vitet e fundit vihet re një rritje e fortë e tij.

Deficitet e larta të skemave të mbrojtës sociale, sidomos asaj të pensioneve dhe shëndetit do të vijnë në përkeqësim dhe kjo do të ndikojë negativisht stabilitetin fiskal të vendit.

Plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundshmërisë po ndikojnë në rritjen e shpenzimeve të skemave, teksa kontribuuesit në afatgjatë do të vijnë në ulje, të ndikuara nga pakësimi i popullsisë në moshë të re dhe emigracioni i lartë. (Burimi: Monitor)

 

TË LIDHURA

Rialokimi i buxhetit të 2025-ës, Malaj: Ishte domosdoshmëri! Bonus për kategoritë në nevojë…
Aktualitet

Rialokimi i buxhetit të 2025-ës, Malaj: Ishte domosdoshmëri! Bonus për kategoritë në nevojë…

15:12 | 20/01/2026
Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2
Aktualitet

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2

09:14 | 19/01/2026
Harta e re e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj
Aktualitet

Harta e re e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj

08:56 | 16/01/2026
Next Post
“Melania është sëmurë”, Trump sulmon mediat

Melania kundër Donald Trump, reagimi që po bën xhiron e botës

Rrëfim/ “Ik mos më çaj kokën!”, si iu përgjigj Fatos Nano-Nexhmijes kur e thirri në qeli

Rrëfim/ “Ik mos më çaj kokën!”, si iu përgjigj Fatos Nano-Nexhmijes kur e thirri në qeli

Përplaset për vdekje këmbësorja

Përplaset për vdekje këmbësorja







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com