gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Malisheva feston Ditën e Çlirimit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Malisheva feston Ditën e Çlirimit

Komuna e Malishevës, përmes aktiviteteve të ndryshme është duke festuar 16 Qershorin, Ditën e Çlirimit dhe Ditën e Dëshmorëve.

Në këtë ditë, po ashtu, me vendim të Kuvendit të Komunës, janë ndarë edhe çmimet tradicionale, për trimëri dhe heroizëm, për kontribut në arsim dhe në shëndetësi. Në fjalimin e tij, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, 16 Qershorin, e ka cilësuar si “një ditë e shenjtë për Malishevën”.

Aktivitetet e ditës së sotme, kanë filluar me një vrapim nga fëmijët e lindur në vitin e pavarësisë, më 2008, për të vazhduar me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe me ndarjen e çmimeve tradicionale. Çmimin “Imer Krasniqi”, për trimëri dhe heroizëm, e kanë marrë Velvetije Zogaj-veterane e UÇK-së dhe Skënder Krasniqi-veteran i UÇK-së, ndërsa çmimin “Hamdi Berisha” për kontributin e dhënë në shkollën shqipe, këtë vit ju ka ndarë Shani Morinës (pas vdekjes) dhe Rexhep Begajt, veteran i arsimit dhe çmimi “Dr.Shpëtim Robaj”, për kontributin e dhënë në shëndetësi, për këtë vit, ju ka ndarë mjekëve Mursel Gashi dhe Ramë Morina.

Në këtë mbledhje solemne, krahas anëtarëve të KK të Malishevës, kanë marrë pjesë edhe struktura të larta të FSK-së, me në krye gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep MAzreku, ish deputet të Kuvendit të Kosovës, nipi i Ismet Jasharit, komandant Kumanova, familje të dëshmorëve, veteran të luftës së UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.

Në këtë mbledhje nga një fjalë rasti kanë mbajtur, Ragip Begaj, kryetar i Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe Sinan Gegaj, në emër të shoqatave të dala nga lufta. Në fjalimet e tyre, ata kanë folur për luftën dhe rëndësinë e luftës, për çlirimin e Malishevës dhe të Kosovës, për kontributin e dëshmorëve të kombit dhe për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Malishevës, që pas luftës së dytë botërore, e deri më sot.

Aktivitetet kanë vazhduar me nderime dhe homazhe, tek shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Malishevë, pastaj tek varrezat e dëshmorëve në Malishevë, Kleçkë dhe në Prekaz.

Në të njëjtën kohë janë zhvilluar edhe aktivitete tjera kulturore, si hapja e ekspozitës në pikturë dhe shfaqje teatrale, në shtëpinë e kulturës, “Tahir Sinani” në Malishevë. Aktivitetet e stome, vazhdojnë me koncert të madh, në sheshin e qytetit, pastaj finalja e turnirit në futboll të vogël, “Ibrahim Mazreku”, që mbahet në palestrën sportive “Habib Zogaj” në Malishevë, dhe të gjitha aktivitetet, do të përfundojnë me ndezjen e fishekzjarrëve.

Tags: çlirimitDëshmorëveditënfestonMalisheva

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Argjentina vuan në fushë, Maradonës i “çahen hundët” në tribunë (Video)

Argjentina vuan në fushë, Maradonës i “çahen hundët” në tribunë (Video)

(Video) Moska nën panik, taksia futet mes turmës dhe plagos 8 tifozë

(Video) Moska nën panik, taksia futet mes turmës dhe plagos 8 tifozë

Humbi penalltinë, Messi i shkruan Ronaldos: Të lutem më trego…

Humbi penalltinë, Messi i shkruan Ronaldos: Të lutem më trego...







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës
Bota

Izraeli vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:47 | 24/03/2026
0

Ushtria izraelite vazhdon të godasë Iranin dhe Libanin, pavarësisht nga bisedimet për t'i dhënë fund luftës. Zëdhënësi...

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

Hagë/ Europoli prezanton njësinë e re kundër trafikantëve të qenieve njerëzore

22:46 | 24/03/2026
Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

22:44 | 24/03/2026
Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

Mediat: Kryeparlamentari iranian fluturim sekret drejt Pakistanit për negociata

22:42 | 24/03/2026
Libani shpall ambasadorin iranian “non grata”, rritet presioni për çarmatimin e Hezbollahut

Libani shpall ambasadorin iranian “non grata”, rritet presioni për çarmatimin e Hezbollahut

22:03 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com