Një shkëndijë elektrike dyshohet se është bërë shkak që një mjet të shkrumbohej.
Një makinë “Fiat Punto” mësohet se është përfshirë nga flakët gjatë natës, në rrugën Levan-Vlorë.
Drejtuesi i automjetit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, sapo ka parë flakët, ka arritur të dalë me shpejtësi nga makina e tij “Fiat Punto”.
Nga të dhënat e para ende jo zyrtare, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit në automjet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.