Mbrëmë në “Manchester Arena” përballja në ring mes Sefer Seferit dhe Tyson Fury-t nuk ishte vetmja.
Në kohën kur po zhvillohej raundi i dyte, ekzaktësisht në sekondat e fundit të tij, një sherr masiv shpërtheu jashtë ringut ndërmjet fansave duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshirë edhe të boksierëve.
Akoma nuk dihet ende se për çfarë arsye nisi ky sherr masiv dhe kush u përshi në të. Vetëm pas ndërhyrjes së rojeve të sigurisë situata arriti të qetësohej.
Kujtojmë se sa i takon duelit mes boksierëve shqiptari Seferi nuk arriti dot të shkonte më shumë se raundi i katërt, duke u mundur me ‘nokaut’.
Ndërkohë sa i takon Fury-t sfida ndaj Seferit ishte përballja e parë në ring pas dy vitesh e gjysmë pushim, një duel që ishte i lehtë për ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, që synon të rimarrë titujt e dorëzuar pa dueluar në shtator të 2016-ës (kur doli pozitiv me kokainë prej depresionit).