Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Afera seksuale me Monica Lewinsky, Bill Clinton flet pas 20 vitesh

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Afera seksuale me Monica Lewinsky, Bill Clinton flet pas 20 vitesh

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton tha të hënën në mbrëmje se do të përgjigjej edhe sot njësoj si në vitin 1998 në lidhje me marrëdhënien e tij me Monica Lewinsky-n.

“Nëse faktet do të ishin të njëjtat, nuk do të përgjigjesha ndryshe”, tha ai në një intervistë në NBC.

Clinton në atë kohë u hetua për dyshimet se i kishte gënjyer hetuesit në dëshminë e parë mbi skandalin seksual që përfshiu Shtëpinë e Bardhë. Lëvizja për shkarkimin e Clintonit u nis nga republikanët, çka e bëri Clintonin presidentin e dytë në historinë e Amerikës që vihej në një situatë të tillë. Megjithatë, ai mbeti në pushtet deri në vitin 2001.

Ndërsa një sërë rastesh abuzimi seksual kanë dalë në dritë në kuadër të lëvizjes #MeToo, Clinton u pyet nëse skandali që e përfshiu atë vetë 20 vjet më parë u menaxhua me sukses.

“Mendoj se kam bërë gjënë e duhur”, tha ai në lidhje me këtë.

Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë ka pranuar gjithnjë se marrëdhënia me presidentin ka qenë konsensuale, por e ka quajtur “abuzim me pushtetin” nga ana e tij.

Lewinsky është shprehur në vitin 2014 se “abuzimi” erdhi kur gjërat dolën në dritë dhe asaj iu desh të sakrifikohej në mënyrë që presidenti të mos humbte pushtetin.

Lajmet për marrëdhënien e presidentit Clinton me praktikanten Monica Lewinsky dominuan axhendën politike të fundit të viteve ’90.

Fillimisht, Clinton e mohoi se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Lewinsky-n, por më pas u detyrua të pranonte “kontaktet fizike intime dhe të papërshtatshme”.

Deklarata e tij fillestare: “Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua” ka mbetur në memorien kolektive si një nga gënjeshtrat më të mëdha të thëna nga një njeri i politikës.

Tags: “seksuale”20 viteshaferaBill ClintonMonica Lewinsky

TË LIDHURA

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Frikë nga konflikti me SHBA-të! Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani
Bota

Frikë nga konflikti me SHBA-të! Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

15:30 | 21/02/2026
Next Post
Rusia dhe Irani kundër vendeve Perëndimore dhe NATO-s

Rusia dhe Irani kundër vendeve Perëndimore dhe NATO-s

Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, gjykata pranon të gjykojë Roshin

Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, gjykata pranon të gjykojë Roshin

Rusia mban peng integrimin e Ballkanit, Perëndimi mbyll sytë

Rusia mban peng integrimin e Ballkanit, Perëndimi mbyll sytë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

by mirseda
18:43 | 21/02/2026
0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj të ri, i cili i jep agjencisë...

Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

17:52 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet aksi alternativ drejt Tiranës

Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet aksi alternativ drejt Tiranës

17:04 | 21/02/2026
Vrasja në Kavajë! Sherri nisi pasi viktima parkoi makinën para banesës së autorit

Vrasja në Kavajë! Sherri nisi pasi viktima parkoi makinën para banesës së autorit

16:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com