Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gafa e madhe e Haradinajt, ja fraza që e nxori blof

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Gafa e madhe e Haradinajt, ja fraza që e nxori blof

Edhe njëherë, kryeministri Haradinaj ka bërë një gafë ndërsa po fliste për çështje ku ka prani të aspekteve fetare e gjithashtu të terminologjisë fetare.

Në fjalën e tij gjatë konferencës “Akaba Meeting”, ose e njohur si “ekstremizëm i dhunshëm”, shefi i qeverisë kosovare artikuloi dhe këtë frazë: “Ata nuk janë islamikë, por terroristë”.

Qëllimi ishte ndarja mes atyre që janë besimtarë , në kuptimin klasik të fjalës, pra njerëz të virtytshëm e të dobishëm, me ata të cilët kryejnë akte terrori, qartazi referuar bashkësisë myslimane. Dhe do mjaftonte të thoshte që “ata nuk janë myslimanë, por terroristë”, për ta përcjellë qartë, pastër e krejt logjikshëm, në  pikëpamje gjuhësore, shoqërore, e mbi të gjitha fetare  mesazhin e tij të ndarjes së të mirës nga e keqja, të vërtetës nga spekulimi; sepse në tre pikëpamjet nuk mund të ketë përputhshmëri mes një myslimani e një terroristi, referuar rrënjëve etimologjike të dy përcaktorëve.

Ndërsa me frazën “ata nuk janë islamikë, terroristë”, Haradinaj e ka bërë lëmsh mesazhin e tij, duke e shndërruar paradoksalisht në kundërthënës. Kjo sepse termi “islamist”, është një sajesë narratives orientaliste të Perëndimit për ta futur një mysliman në kallëpe ideologjike, e po ashtu besimin e tij. Në terminologjinë islame, termi “islamist” nuk ekziston. Ekziston vetëm përcaktori “mysliman”, për besimtarin që i përket Islamit si fe. Kësisoj, “islamist” ka marrë një konotacion ideologjik, siç dhe është synuar, prej së cilit rrjedh radikalizmi, ekstremizmi e gjithashtu terrorizmi. Kështu që fraza e Haradinajt ka qenë një nonsens disapërmasor.

Në konferencë një ditë më parë ishte edhe Princi jordanez, ku tha se përpjekjet për të gjetur një zgjidhje nga jashtë për luftërat fetare nuk janë të suksesshme.

“Është sfidë ideologjike. Terrorizmi islamik është brenda për brenda islamit. Nuk mund të zgjidhet duke aplikuar apo duke dhënë zgjidhje nga jashtë islamit”, u shpreh Princi i Jordanisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ju referua bashkëjetesës fetare dhe ndërkufitare për t’i bërë një apel politikaneve për të përmirësuar marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

“Është e vërtetë që ne kemi këtë trashëgimi të mrekullueshme. Është mbresëlënëse vëllazëria ndërkufitare ndërsa në anën tjetër shihet mungesa e vëllazërisë midis politikanëve”, tha Edi Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë Bullgare, Borisov, propozoi një zgjidhje për luftëtarët që kthehen nga konfliktet e armatosura të ISIS.

“Në Shqipëri të bëhet një qendër koordinimi për të gjithë luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh kryeministri bullgar Bojko Borisov. TIRANA TODAY

Tags: bloffrazagafaHaradinajtmadhanxori

TË LIDHURA

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Next Post
Kreu i Kushtetueses në sitën e Vettingut

Kreu i Kushtetueses në sitën e Vettingut

Ç’po ndodh me “bosin e dy botëve”, njeriu që lidhi mafien shqiptare me…

Ç'po ndodh me "bosin e dy botëve", njeriu që lidhi mafien shqiptare me...

Arrestohet 007-a e SHBA-së, spiunonte për llogari të Kinës

Arrestohet 007-a e SHBA-së, spiunonte për llogari të Kinës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Shpërthimi vulgar i Trump’, ish-ministri iranian reagon pas deklaratave : Do të mbrohemi
Bota

Shpërthimi vulgar i Trump’, ish-ministri iranian reagon pas deklaratave : Do të mbrohemi

by mirseda
09:44 | 06/04/2026
0

Tensionet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë përshkallëzuar më tej pas një vale deklaratash të forta...

Plagosën me thikë adoleshentin në Shkodër, policia arreston një 25-vjeçar, shpallet në kërkim autori

Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi

09:39 | 06/04/2026
Dy viktima pas sulmit iranian në Izrael, vijojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja

Dy viktima pas sulmit iranian në Izrael, vijojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja

08:29 | 06/04/2026
Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com