Dasma mbretërore e princit Harry me Meghan Markle, tashmë dukeshë e Sussex, bëri bujë të madhe dhe u përfol në të gjithë botën. Ceremonia madhështore la mbresa tek të gjithë dhe mijëra njerëz dolën rrugëve të Londrës për të qenë të pranishëm në ditën më të gëzueshme të Princit.
Një detaj prekës që u vu re gjatë dasmës, ishte karrigia bosh që familja mbretërore kishte lënë në krah të Williamit. Thuhet se vendi ishte lënë bosh për të respektuar Princeshën Diana, e cila vdiq kur Princ Harry ishte 12 vjeç.Një detaj tjetër për të kujtuar nënën e tij, ishin lulet e bardha të cilat ajo i preferonte, si dhe muzika që Princesha pëlqente më shumë. Mirëpo, ajo që ka ndodhur me lulet e bardha pas ceremonisë madhështore, ka prekur zemrat e të gjithëve.Me dëshirën e çiftit, lulet dekorative janë mbledhur në buqeta për zonjat e strehimores së Shën Jozefit në Londër. Këtë njoftim e dha faqja e Facebookut të azilit, ku falenderonin çiftin për dhuratën e bukur që i kishin bërë.
“Sot morëm një dhuratë speciale. Buqeta të bukura me lule të realizuara me lulet e dasmës mbretërore që ja dhuruam zonjave tona. Një falënderim i madh për Harryn dhe Meghan, si dhe për specialisten e luleve Philippa Craddock. Vendi ynë vjen erë të mirë dhe duket shkëlqyeshëm. Një gjest kaq i bukur!”– shkruhej në postim.