pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet resmi adrestaraftarium24betasusjustin tvjojobetdeneme bonusujustin tvslot sitelerideneme bonusutaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomkalitebetimajbetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibompusulabet girişpokerklasbetewinbetewinbetgaranticasinomilyonsonbahiscasinoroyalcashwinpalacebetbetgarantibahiscasinoesbetbetgitbahiscasinoromabetbetbeyromabetnesinecasinojojobet resmi adresmatbet girişkalitebetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgitcratosroyalbetcasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişibizabetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusucasinosezardeneme bonusucasinosezarmarsbahiscasinowonbahiscomcasibomjojobet girişmatbetsuperbetinhititbetbettiltbetewingrandpashabet girişcasibom girişbahiscomcasibomcratosroyalbetpokerklasjojobet girişHoliganbetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet girişgrandpashabetkralbetholiganbetmarsbahisgrandpashabetpusulabetsekabetmatbetholiganbet girişmarsbahis girişgrandpashabet güncel girişpusulabet girişsekabet girişmatbet girişgrandpashabetimajbetimajbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabetbetzulagrandpashabetgrandpashabet girişjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kokat e drejtësisë që ka prerë dosja “Haxhia”

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze

Historia e dosjes “Haxhia”  nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash Drejtësie.

Raporti që Sali Berisha vendos me vartësit  e vet në pushtet, është paksa i veçantë. Për çështje shumë delikate që lidhen me probleme të tij personale, ai nuk flet kurrë me ta, dhe mbijetojnë vetëm ata që e kuptojnë vetë hallin e tij. Dhe nëse vartësi nuk hyn tek ata që ka konfidencë personale me Sali Berishën, mund të gabojë, ose të zbatojë ligjin, dhe pas kësaj konfliktohet me të.

Kështu ka ndodhur me dosjen “Haxhia”. I arrestuar në vitin 2006 në Stamboll, Haxhia duhej të ekstradohej në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë i ka paraqitur Ministrisë turke të Drejtësisë kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të këtij shtetasi, me shkresën Nr.147/6 Prot., datë 12.06.2006, firmosur nga Aldo Bumçi.

Por autoritetet turke pasi kanë marrë deklarimet e Izet Haxhisë, kanë konfirmuar që ai është gjykuar në mungesë në Shqipëri. Këtë ja ka konfirmuar i pari kryeprokurori Dhori Sollaku, duke i vënë në dispozicion informacion plotësues, që i është përcjellë Ministrisë turke me Nr.123/4, dt.29.03.2007 nga Ministria jonë e Drejtësisë, drejtuar nga Bumçi.

Përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme ishte se shtetasi Izet Haxhia është gjykuar në mungesë dhe se nuk rezulton që ky shtetas të ketë bërë deklarime përpara organit procedues.

Ka qenë kjo arsyeja që tërbimi i Sali Berishës ndaj Dhori Sollakut arriti kulmin dhe ishte i pakuptueshëm dhe për vartësit e tij.

Në përpjekje për të kuptuar tërbimin e tij, e kam pyetur në konfidencë Sali Berishën se ku qëndron problemi real me Sollakun, pasi vetë Sollaku kërkonte një lloj sqarimi në konfidencë për këtë.

-Na ka tradhtu tek dosja ‘Hajdari’, tha. Nuk e fal. Kam pas një marrëveshje me të kur e kam pranu kryeprokuror, jo nuk e fal…

Ishte pa pikë kuptimi atëhere ky shpjegim, por tani ka shumë kuptim. Sollaku ishte i pari që i kishte sqaruar turqit, se Haxhia është gjykuar në mungesë. Dhe pak më vonë u shkarkua. Aldo Bumçi iku ndërkohë sapo shkresa mbërriti në Stamboll, dhe Berisha e thoshte gjithandej se “e hoqa si budalla”. Por fati i tij ndriu më vonë, kur u muar vesh që ai kishte ndihmuar Shkëlzenin për projektin e Gërdecit dhe çështja e faksit që ishte nisur nga zyra e tij, e bëri sërish të rëndësishëm dhe e riktheu në politikë.

Pastaj  ishte Ilir Rusmali.

Pasi autoritetet turke u informuan se Haxhiaj ishte gjykuar në mungesë më datë 02.04.2007, Ministria turke e Drejtësisë ka kërkuar garancitë e shtetit shqiptar lidhur me respektimin e të drejtës së këtij shtetasi për rigjykim, për shkak të gjykimit të tij në mungesë.

Me shkresën Nr.123/8, dt.06.04.2007, Ministria e Drejtësisë, firmosur nga Ilir Rusmali, i ka komunikuar Ministrisë turke të Drejtësisë garancitë e shtetit shqiptar për rigjykimin e këtij shtetasi, në zbatim të Kushtetutës, në aplikim të neneve 147, 148, 449, 450, 453  të Kodit të  Procedurës Penale dhe në respektim të “Konventës Europiane për Mbrotjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut”, si dhe të Paktit Ndërkombëtar të 16 Djetorit 1966 në lidhje me të Drejtat Civile e Politike

Konform kësaj garancie, e drejta per rigjykim e shtetasit Izet Haxhia do te ushtrohej qoftë nëpërmjet rivendosjes në afat të ankimimit, qoftë nëpërmjet rishikimit të vendimit, si mjete të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale për ankimimin e vendimit të formës së prerë.

Sali Berisha nuk ja tha kurrë Ilir Rusmalit këtë problem, por fill pas kësaj, ai angazhoi gjithë strukturat e errëta të tij, duke i krijuar një problem banal me përgjimin e vëllait të tij, dhe pastaj përshëndeti dorëheqjen e tij ende pa mbaruar konferenca për shtyp.

Viktima e fundit, por me fat, duket se ka qenë Enkelejd Alibeaj.

Pasi Izet Haxhia e çoi çështjen përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, “Izet Haxhia kundër Shqipërisë”, për pretendimin e mos-ekstradimit te tij në Shqiperi për shkelje të nenit 6 te KEDNJ për shkak të gjykimit dhe dënimit në mungesë në vitin 2008, ministri i kohës Alibeaj i ka konfirmuar ministrit të Punëve te Jashtme të kohës, Lulzim Basha, garancitë e dhëna në vitin 2007 për rigjykimin për shkak te gjykimit në mungesë në aplikim të neneve 147, 148, 449, 450, 453 të Kodit shqiptar të Procedurës Penale, duke marrë dhe gjithë angazhimet që burojnë nga këto nene ku rigjykimi është i pari.

Pesëmbëdhjetë ditë pas kësaj, Enkelejd Albeaj shkarkohet me pretekstin e ndryshimeve në qeveri dhe në vend të tij shkon Bujar Nishani. Rikthimi i tij në politikë në vitin 2009 u bë falë e-maileve që dolën si udhëzuesi kryesor i ministrive, se si duhej bërë kontrata e “Gërdecit”. Duke qenë ish- këshilltar i Berishës, ai kishte shërbyer si konsulent privat i djalit të tij në atë histori, dhe kur e-mailet u administruan nga Prokuroria, ai u rikthye si hero i Berishëve.

Kjo kronolgji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin.

I vetmi që nuk e ka bërë këtë kërkesë është Edi Rama, dhe Izet Haxhia po ekstradohet me kërkesë të tij dhe do rigjykohet sipas garancive që kanë dhënë ish- ministrat e Berishës.

Po të shikoni skenat e fundit të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën se e ka sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij. Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Berishës, Azemi i duhet vetëm në bronz, vetëm i vdekur, i pagjykuar dhe mbi të gjitha, me një vdekje gjysëm ordinere, për të mos u zbuluar kurrë, kush e nxori në pritën e atyre që nuk dihet për kë kishin ardhur.

Tags: dosjadrejtesisehaxhiakokatprerë

TË LIDHURA

Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias:Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur

13:59 | 17/06/2026
Aktualitet

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”,

10:40 | 17/06/2026
Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Next Post

A është flamuri shqiptar më i bukuri në botë? Shikoni ku renditet

Merret vendimi ‘drastik’ për ish-ministrin Tahiri

Nëna e Ronaldos i tregon të gjitha: Rivalitetin me Messin dhe lamtumirën







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin

by mirseda
23:03 | 17/06/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se forcat amerikane do të qëndrojnë në Gjirin Persik për...

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

23:01 | 17/06/2026

14 urdhër-arreste në Kadastrën e Dibrës, në kërkim bashkëpunëtori i Ulsi Manjës

22:56 | 17/06/2026

Tjetër atentat ndaj Trump? FBI thotë se parandaloi sulmin me dronë në Shtëpinë e Bardhë

22:52 | 17/06/2026

Koçiu: Italia mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë

22:49 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com