Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Tmerri dhe rezistenca ndaj vaksinave, sa real është shqetësimi?

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Tmerri dhe rezistenca ndaj vaksinave, sa real është shqetësimi?

Vaksinat mund të na mbrojnë nga 23 viruse të ndryshme dhe dy lloje kanceri. Vitet e fundit janë duke u zhvilluar një numër më i madh vaksinash, përfshirë një për virusin HIV, që shkakton SIDA-n. Megjithë këto përparime, shumë njerëz zgjedhin të mos bëjnë vaksinat as për vete, as për fëmijët:

Punonjësit e shëndetësisë përpiqen së tepërmi për vaksinimin e çdo fëmije kundër poliomelitit, në mënyrë që asnjë fëmijë të mos vuajë më nga pasojat gjymtuese të kësaj sëmundjeje.

Ka edhe sëmundje të tjera, të cilat mund të eliminohen, si psh fruthi; por edhe pse ekziston një vaksinë shumë e efektshme për fruthin, jo të gjithë fëmijët vaksinohen kundër sëmundjes. Në vendet perëndimore kjo ndodh kryesisht ngaqë prindërit zgjedhin të mos i vaksinojnë fëmijët.

“Nuk ka vit, të paktën gjatë periudhës që kam punuar në Spitalin Pediatrik të Filadelfias, që nuk shohim fëmijë që vuajnë apo vdesin nga sëmundje të parandalueshme prej vaksinave dhe në çdo rast kjo ka ndodhur për shkak të vendimit që kanë marrë vetë prindërit”- thotë Dr. Paul Offit, në Spitalin Pediatrik të Filadelfias.

Vitin e kaluar, në Evropë më tepër se 14 mijë njerëz u prekën nga fruthi. Numrin më të madh të rasteve e pati Rumania.

“Ne nuk mund ta luftojmë këtë sëmundje nëse nuk rrisim ritmet e vaksinimit të popullatës…Por ne duhet gjithashtu të kuptojmë përse janë në rënie ritmet e vaksinimit”, – thotë Miljana Grbic, e Asamblesë Botërore të Shëndetit në Rumani.

Shumë zyrtarë të shëndetësisë thonë se vaksinat janë viktima të vetë suksesit të tyre.

“Në kohën kur prindërit e mi ishin fëmijë, në vitet 1920 dhe 1930, difteriti shkaktonte vazhdimisht vdekje tek adoleshentët. Poliomeliti shkaktonte gjymtimin e fëmijëve dhe të të rriturve, prandaj nuk ishte e nevojshme t’i bindje prindërit tanë të na vaksinonin mua, motrën, apo vëllain,” – thotë Dr. Paul Offit, në Spitalin Pediatrik të Filadelfias.

Një studim i ri tregon se në Shtetet e Bashkuara refuzimi për vaksinat kthehet në prirje infektive: nëse një komunitet refuzon vaksinimin, edhe komunitetet ngjitur ndjekin të njëjtin shembull.

“Si prirje kolektive, ky faktor është duke shkaktuar refuzimin dhe vonesën e vaksinimeve.”– thotë Tony Yang, nga Universiteti “George Mason”.

Një numër pacientësh i besojnë keqinfromimet që ata lexojnë në internet për lidhjen e pavërtetë mes vaksinave dhe autizimit, megjithëse studimet nuk e provojnë këtë. Pastaj ata përhapin këtë informacion të gabuar tek prindër të tjerë dhe nuk kanë më frikë nga sëmundja.

“Kur ata nuk frikësohen më prej sëmundjes, ata frikësohen nga vaksinat dhe pikërisht kjo mendoj se ka ndodhur,”– thotë Dr. Offit.

Në disa vende janë forcuar ligjet për këtë çështje. Në Kaliforni nuk lejohet që fëmijët të mos vaksinohen, me përjashtim të rasteve kur ka një arsye shëndetësore.

Në Australi, qeveria ofron falas vaksina për virusin HPV, shkrauan voa. Ky virus shkakton kancerin në qafën e mitrës, kanceri i dytë më i përhapur në mbarë botën tek gratë.

20 deri 30 vjet më pas, pritet që në Australi të vërehet një rënie e ndjeshme e këtij lloji të kancerit, në saje të politikave qeveritare dhe një vaksine të efektshme.

Tags: ndajrealRezistencaSashqetësimitmerrivaksinave

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur
Bota

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur

09:40 | 25/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Mahnit sërish Quaresma, ky asist do mbahet mend shumë gjatë (Video)

Mahnit sërish Quaresma, ky asist do mbahet mend shumë gjatë (Video)

“Media e lajmeve të rreme është çmenduar se…”, Trump sqaron pse e uroi Putinin

“Pritet që Trump të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin”

Finalistët e Kupës takohen me presidentin italian

Finalistët e Kupës takohen me presidentin italian







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com