2 Maj 2011 – Vritet nga trupat speciale amerikane Osama bin Laden
Osama bin Laden, organizatori i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të 11 shtatorit
2001, vritet nga forcat speciale amerikane gjatë një operacioni në vend-strehimin e tij të fundit në Pakistan. Udhëheqësi famëkeq 54-vjeçar i Al-Kaedës, rrjeti terrorist i ekstremistëve islamikë, kishte qenë objektivi i një kërkimi ndërkombëtar prej gati një dekade.
Operacioni nisi rreth orës 1 të mëngjesit sipas kohës lokale, kur 23 marinsa zbarkuan nga 2 helikopterë Black Haëk në kompleksin që gjendej në Abutabad, një qendër turistike dhe ushtarake në veri të kryeqytetit Pakistanez, Islamabad. Një nga helikopterët u rrëzua mbi kompleks, por asnjë nga persona në bord nuk u lëndua.
Gjatë sulmit që zgjati rreth 40 minuta, 5 persona, përfshirë bin Ladenin dhe një nga djemtë e tij të rritur, u vranë me armë zjarri nga marinsat. Asnjë prej trupave amerikane nuk u lëndua. Më pas, trupi i bin Ladenit u dërgua me helikopter në Afganistan për identifikim zyrtar, dhe më pas u varros në një vendndodhje të fshehtë në Detin Arabik, më pak se 24 orë pas vdekjes së tij, në përputhje me praktikën islame.
Vetëm pas orës 11:30 të paradites së 2 majit me orën lokale, presidenti i SHBA-së Barak Obama, i cili e vëzhgoi operacionin në kohë reale me anë të xhirimeve nga një avion që fluturonte lart mbi Abutabad, mbajti një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, duke njoftuar vdekjen e Bin Ladenit.
“Drejtësia është vënë në vend”- tha presidenti. Pasi dëgjuan lajmin, turma të gëzuara u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe në sheshin Times Square të Nju Jorkut, si dhe në Ground Zero, aty ku dikur ngriheshin dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.
Bazuar në dosjet kompjuterike dhe dëshmitë e tjera të mbledhura nga marinsat gjatë operacionit, u konstatua më vonë se Bin Ladeni po bënte plane për të vrarë presidentin Obama, dhe për të kryer një seri sulmesh kundër Amerikës, duke përfshirë një sulm në përvjetorin e 11 Shtatorit, sulmi më i madh terrorist i ndodhur ndonjëherë në SHBA-së, dhe që shkaktoi gati 3000 të vdekur.
Menjëherë pas sulmit të vitit 2001, presidenti i atëhershëm Xhorxh Ë. Bush, deklaroi se Bin Laden, i lindur në një familje të pasur në Arabinë Saudite më 1957, dhe që e kishte përdorur trashëgiminë e tij prej dhjetëra miliona dollarësh për të ndihmuar në krijimin e Al-Kaedës dhe për të financuar aktivitetet e saj, do të kapej i vdekur apo i gjallë.
Në dhjetor të atij viti, pas sulmit në Afganistan dhe rrëzimit të regjimit të talebanëve, forcat
e mbështetura nga amerikanët ishin shumë pranë afër kapjes së bin Ladenit në një kompleks shpellash në rajonin e Tora Bora. Megjithatë, ai u arratis dhe do të vazhdonte t’u shpëtonte autoriteteve amerikane për gati 1 dekadë.
2 Maj 1729- Lind Katerina e Madhe e Rusisë
Katerina II, e njohur edhe si Katerina e Madhe, ishte Caresha e Rusisë gjatë viteve 1762-1796, udhëheqësja më jetëgjatë në pushtet e vendit. Ajo u ngjit në pushtet pas një grushti shteti që rrëzoi nga froni bashkëshortin e saj, Pjetri III. Nën sundimin e saj, Rusia u rigjallërua; ajo u bë më e madhe dhe më e fortë, dhe u njoh si një nga fuqitë e mëdha të Evropës.
Në ngjitjen e saj në pushtet dhe qeverisje, Katerina u ndihmua shpesh në miqtë e saj aristokratë, sidomos Grigori Orlov dhe Grigori Potemkin. E ndihmuar nga gjeneralë shumë të suksesshëm si Aleksander Suvorov dhe Pjotër Rumiancev dhe admiralë të tillë si Fjodor Ushakov, ajo sundoi në një kohë kur Perandoria Ruse po zgjerohej me shpejtësi. Në jug, principata e Krimesë u shkatërrua pas fitoreve mbi Perandorinë Osmane në luftërat ruso-turke, ndërsa Rusia kolonizoi territoret e Novorossiya, përgjatë brigjeve të Detit të Zi dhe Azov.
Në lindje, Rusia filloi të kolonizonte Alaskën, duke krijuar Amerikën Ruse. Katerina reformoi administrimin e rajoneve ruse, dhe shumë qytete të reja u themeluan sipas urdhrave të saj. Një admiruese e Pjetrit të Madh, Katerina vazhdoi të modernizonte Rusinë sipas modelit të Europës Perëndimore.
Sidoqoftë, rekrutimi ushtarak dhe ekonomia vazhduan të jenë të ndërvarura nga bujkrobërit. Kjo ishte një nga arsyet kryesore e shpërthimit të disa rebelimeve, duke përfshirë rebelimin në shkallë të gjerë të kozakëve të drejtuar nga Emilian Pugaçev dhe fshatarëve.
2 Maj 1808 – Madridi ngrihet në revoltë kundër sundimit francez
Gjatë Luftës së Gadishullit, në Madrid shpërthen një kryengritje popullore kundër pushtimit francez të Spanjës. Revolta arriti arritur kulmin me një betejë të ashpër në Puerta del Sol, sheshin qendror të qytetit.
Rebelët spanjollë u mposhtën, dhe gjatë natës ushtria franceze, nën drejtimin e Dukës së Madh Joakim Murat, ekzekutuan si ndëshkim qindra qytetarë spanjollë përgjatë shëtitores Prados. Ngjarjet e tmerrshme të asaj nate, u përshkruan në dy tabllo të famshme nga piktori spanjoll Francisco Goya.
2 Maj 1536 – Mbretëresha e Anglisë, Ana Bolena, arrestohet dhe burgoset nën akuzat e kurorë-shkeljes, inçestit, tradhtisë dhe magjisë.
2 Maj 1941 – Pas grushtit të shtetit kundër Princit të Kurorës në Irak, Abd al-Ilah, Mbretëria e Bashkuar nis Luftën Anglo-Irakiane për ta rivendosur atë në pushtet.
2 Maj 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Bashkimi Sovjetik shpall rënien e Berlinit. Po atë ditë pushojnë së luftuari 1 milionë trupa gjermane në Italinë Veriore.
2 Maj 1989 – Lufta e Ftohtë:Hungaria fillon çmontimin e rrethimit të saj kufitar me Austrinë , e cila lejon që një numër gjermanësh lindorë të defektojnë.
2 Maj 1998 – Banka Qendrore Evropiane është themeluar në Bruksel për të përcaktuar dhe zbatuar politikën monetare të Bashkimit Evropian.
2 Maj 2008 – Ciklon Nargis godet ashpër Birmaninë, duke vrarë mbi 138.000 njerëz, dhe duke lënë miliona njerëz të pastrehë.
2 Maj 2011 – Një epidemi e E.Coli godet Evropën, kryesisht Gjermanisë, duke shkaktuar më shumë 30 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të sëmurë.
2 Maj 2014 – Dy rrëshqitjet të mëdha të tokës në rajonin Badakhshan në Afganistan, i marrin jetën më shumë se 2.500 njerëzve.