Në Itali pothuajse të gjithë janë kthyer kundër Juventusit, pas atyre episodeve të cilët janë cilësuar si vendimtarë në për fitoren e marrë kundër Interit në “San Siro”. Personazhi mediatik në Itali, Paolo Bonolis ka lëshuar një tjetër sulm ndaj Juventusit dhe sistemit të arbitrimit në Serinë A, në kulmin e polemikave të shkaktuara pas përfundimit të ndeshjes së Milanos ndaj Interit. VAR nuk është aspak problem është shprehur ai, tani ata kanë gjetur një mënyrë tjetër për të favorizuar Juventusin dhe po i jep efektet e saj.“Në ndeshjen mes Interit dhe Juventusit, Spalletti mund të ketë gabuar diçka, por unë jam i mendimit që Orsato u bë përcaktues. Gjatë gjithë sezonit, Juve ka aplikuar një mënyrë loje të patolerueshme, pasi në çdo ndeshje shkakton vazhdimisht faulle taktikë, veçanërisht me Pjaniç. Nëse lojtarët e skuadrave të tjera paralajmërohen, ose ndëshkohen me karton të verdhë, nuk ndodh e njëjta gjë me ata të Juventusit. Madje, kartoni i verdhë, në vend që të shërbejë si paralajmërim për bardhezinjtë, duket sikur shërben për t’i nxitur më shumë ata drejt këtyre faulleve. Mjafton të shikosh Pjaniç, që pas kartonit të verdhë, kreu 3 ndërhyrje të ndëshkueshme dhe u fal në të 3 rastet”, deklaroi Bonolis.
Më tej ai u kthye edhe te ndeshja e kaluar mes Juventusit dhe Interit, në ‘Allianz Stadium’, që përfundoi në barazim pa gola, teksa sërish drejtoi gishtin nga Pjaniç. “Në ndeshjen e parë në Torino, Pjaniç ka kryer 4 faulle taktikë vetëm në 45-minutat e para dhe nuk mori as paralajmërim, jo më të ndëshkohej me të verdhë. Në Europë këto lloj faullesh ndëshkohen direkt me karton të verdhë, ndaj Juventusi duket aq i vogël dhe lojtarët bardhezinj ulërasin vazhdimisht ndaj gjyqtarëve”, tha Bonolis, duke i hedhur benzinë zjarrit të ndezur më