Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Nostalgjitë perandorake që destabilizojnë Evropën

8 vjet ago
in Të Gjitha
Nostalgjitë perandorake që destabilizojnë Evropën

Nga Bernard Guetta, “Internazionale”/Janë tri vende, që nuk mund të jenë më të ndryshme nga njëra-tjetra. Hungaria e vogël e krishterë, numëron më pak se 10 milionë banorë. Turqia, myslimane, ka një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh. Federata Ruse, me shumicën e popullsisë të krishterë, ka 153 milionë banorë.

Teorikisht të tria vendet, nuk duket se kanë ndonjë gjë të përbashkët. Pra, pse atëherë po shkaktojnë kaos në rendin ndërkombëtar?

Hungaria dhe Turqia

Hungaria, një vend anëtar i Bashkimit Evropian ndodhet sot në një kurs përplasjeje me të gjitha vlerat e Bashkimit Evropian, nga i cili nuk mund të përjashtohet, pasi duke filluar nga Polonia, vendet e tjera të BE-së që vijnë nga ish blloku Sovjetik, ndajnë refuzimin e Budapestit për çdo lloj sovraniteti evropian.

Turqia, një vend anëtar i NATO-s që në fillimet e viteve 1950, vazhdon të afrohet më tej me Rusinë, nga e cila blen armë, në një kohë që po rrezikon gjithnjë e më shumë të përballet ushtarakisht në Siri me Shtetet e Bashkuara apo Francën për çështjen e kurdëve, të vënë në shënjestër nga Ankaraja, por të cilët perëndimorët i kanë mbështetur, për të mposhtur grupin ekstremist të Shtetit Islamik.

Rusia

Sa i përket Rusisë, ne e dimë se si janë gjërat. Mbetet të shihet se çfarë i bën këto tri vende shkakun e kaq shumë problemeve. Përgjigjja, është se të tria janë duke vuajtur nga dhimbja e humbjeve territoriale. Në fund të Luftës së Parë Botërore, Hungaria humbi më shumë se dy të tretat e territorit të saj.

Në të njëjtën epokë, Turqia humbi atë që kishte qenë një nga perandoritë më të mëdha të historisë, Perandorinë Osmane. Nga ana tjetër, Rusia humbi 30 vjet më parë Evropën Qendrore të pushtuar nga Stalini, dhe perandorinë që Carët kishin ndërtuar gjatë shekujve.

Sot, Hungaria ëndërron të rikthehet në madhështinë e së kaluarës, duke kultivuar nacionalizmin e popullatave hungareze që jetojnë në territoret e humbura. Pasi u përpoq më kot të rifitojë kufijtë  e saj perandorake përmes një projeksioni ekonomik dhe politik, Turqia dëshiron të parandalojë që kurdët sirianë të fitojnë pavarësinë, nga frika se kjo mund të ushqejë separatizmin e kurdëve turq.

Së fundmi, Rusia dëshiron të krijojë një protektorat në vendet që dikur qenë pjesë e perandorisë së Carit. Në thelb, Hungaria, Turqia dhe Rusia kanë të përbashkët faktin, se nuk e kanë pranuar ende që nuk janë më ato që ishin dikur.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: destabilizojnëEvropënNostalgjitëPerandorake

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Aktorja shqiptare që u gjet e vrarë në Amerikë, përcillet mes lotësh drejt banesës së fundit

Aktorja shqiptare që u gjet e vrarë në Amerikë, përcillet mes lotësh drejt banesës së fundit

Ferrari nis hetimet, reagon Raikkonen: Semafori ishte jeshil (Video)

Ferrari nis hetimet, reagon Raikkonen: Semafori ishte jeshil (Video)

Shqipëria, aty ku jeton një popull prej plastike

Shqipëria, aty ku jeton një popull prej plastike







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com