Të mërkurën do të zhvillohet edhe derbi i Milanos, i cili këtë sezon merr emocione të veçanta pasi është një luftë e hapur për vendin e 4 që të çon në Champions League. Duke u bazuar në një logaritëm matematik të analizuar në studiot e “Sky Calcio”, në emisionin “Sky Club” del dhe fituesi i këtij derbi.
Dy janë hipotezat që kanë dalë nga kjo përllogaritje, të cilat do të pëlqehen nga mbështetësit zikaltër, që do të dilnin të pamposhtur nga ndeshja.
Madje, hipoteza e dytë parashikon një përmbysje të bujshme të Inter në 14 minutat e fundit të ndeshjes, me Icardi dhe Perisic që do të neutralizojnë golin e Suso. Këto janë dy hipotezat e algoritmit të “Sky”: