Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Foto+Video/Joshua mposht Parkerin dhe shkruan historinë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Foto+Video/Joshua mposht Parkerin dhe shkruan historinë

Një ndeshje taktike, pa spektakël dhe në mjaft minuta dukeshe e mërzitshme, iu zhvillua një natë më parë në “Principality Stadium” të Kardifit, mes Anthony Joshua dhe Joseph Parker.

Boksieri britanik Anthony Joshua mundi me vendim unanim të gjyqtarëve neo-zelandezin Joseph Parker, duke mbetur kështu kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF, ËBA, tituj që i kishte vetë edhe më parë, duke i rrëmbyer rivalit titullin e kategorisë ËBO.

Kjo sfidë mes dy boksierëve të pamposhtur deri para këtij dueli nuk ishte shumë spektakolare, një duel taktik, ku boksierët zbatuan planet që kishin përgatitur. Një duel me 12 raunde zhvilluar në Kardif, ku Joshua u tregua më agresiv, duke korrur suksesin e 21-të në karrierë në po kaq sfida të zhvilluara (20 fitore i ka me KO).

Raundi 1: Të dy boksierët u treguan të kujdesshëm, Joshua tentoi diçka më shumë, por nuk kishte ndonjë goditje për t’u përmendur.

Raundi 2: Kishte disa goditje nga të dy, por jo të forta. Si Joshua edhe Parker treguan kujdes të madh.

Raundi 3: Ky raund i takoi Parkerit, boksieri nga Zelanda e Re arriti t’i japë britanikut një goditje të fortë në abdomen.

Raundi 4: Joshua u kthye dhe ky raund i takoi atij pas një dominimi të lehtë nga fillimi deri në fund. Nuk munguan edhe goditjet nga britaniku.

Raundi 5: Ishte një raund më i qetë, të dy boksierët u treguan të kujdesshëm dhe lëshuan vetëm disa goditje të lehta.

Raundi 6: Deri më tani ishte raundi më i mirë, Joshua në minutën e pari i dha një goditje të fortë Parkerit, por Parker ia ktheu nga mesi i raundit.

Raundi 7: Lodhja filloi të shfaqet, nuk kishte goditje të forta nga ndonjëri.

Raundi 8: Joshua ishte më i mirë, arriti të plasojë disa goditje në Parker dhe ky raund i takoi britanikut.

Raundi 9: Ishte një raund i balancuar dhe me kujdes të madh nga të dy.

Raundi 10: Joshua filloi të bëjë diferencën dhe për një nuancë ky raund i takoi atij, pasi arriti të lëshojë disa goditje të mira drejt kundërshtarit. Nga kjo Parker pësoi një çarje në syrin majtë.

Raundi 11: Gjërat po nxehen, Joshua bëri disa goditje, por Parket lëshoi atë më të fortën.

Raundi 12: Kishte të dy goditje, por qëllimi i të dyve ishte që fituesi të vinte nga pikët dhe nuk dëshironin të rrezikonin. Por, vlen të theksohet se kjo është hera e parë për Joshuan në karrierë që fitoren e kërkon nga pikët. Deri më tani AJ kishte 20 fitore, të gjitha me nokaut, kurse Parker nga 24 fitore prej tyre 18 ishin me nokaut.

FITUESI PAS PIKËVE NGA TRE GJYQTARËT: ANTHONY JOSHUA me vendim unanim.

Në këtë mënyrë, Anthony Joshua është shpallur kampion i unifikuar i botës në kategorinë e peshave të rënda. Me këtë triumf, titujve të tij WBA, IBF dhe IBO, ia ka shtuar edhe titullin WBO, të cilin ia mori boksierit nga Zelanda e Re. Dhe tash, titulli i vetëm që i mungon është ai WBC, të cilin e posedon boksieri amerikan, Deontay Wilder.

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
Greqi/Drogë në makinë, kapet 1 shqiptar dhe 2 bullgarë

Greqi/Drogë në makinë, kapet 1 shqiptar dhe 2 bullgarë

Partizani mposht Kamzën dhe “fluturon” drejt Europës (Video)

Partizani mposht Kamzën dhe “fluturon” drejt Europës (Video)

“Dhuna në Kukës”, ambasadori britanik: Kjo nuk është zgjidhje

“Dhuna në Kukës”, ambasadori britanik: Kjo nuk është zgjidhje







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com