Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ekskluzive nga Marin Mema/Pasaporta e panjohur e Bajram Currit (Foto)

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ekskluzive nga Marin Mema/Pasaporta e panjohur e Bajram Currit (Foto)

Në morinë e dokumenteve që lidhen me Bajram Currin dhe aktivitetin e tij kombëtar gjendet edhe një i tillë disi më personal. Pasaporta e Bajram Currit bie në sy mes mjaft të dhënave të tjera që disponon Arkiva e Shtetit në dosjen e tij. 

Në moshën 54 vjeçare, Bajram Curri do të pajisej me një pasaportë të lëshuar në Shkodër, që do t’i lejonte të udhëtonte në Romë dhe Vjenë.

Të paktën kjo është ajo çfarë kuptojmë nga të dhënat që disponohen në një dokument, në krye të të cilit duket qartazi e shkruar, “Pasaportë për vende të huaja e vlefshme për nji mot”, duke përcaktuar kështu se kohëzgjatja e vlefshmërisë së këtij dokumenti është pikërisht një vit.Në ndarjen e mbiquajtur “shënime” jepeshin të dhëna kryesisht që lidhen me pamjen e jashtme të personit, në këtë rast Bajram Currit dhe që kryesisht janë të fokusuara në detaje të tipareve të fytyrës.

Ndërkohë gjysma tjetër e faqes së këtij dokumenti jep të dhëna që janë aktuale edhe sot, sikurse kombësia dhe vendlindja.

Gjithashtu, nga dokumenti kuptohet qartë se në emër të shtetit shqiptar, prefekti ka qenë autoriteti i cili ka të drejtën e lëshimit të këtij dokumenti, i cili ndër të tjera është disa herë i vulosur me vulën e Prefekturës së Shkodrës dhe mban të ngjitura edhe pullat përkatëse.

Sigurisht ky dokument është nënshkruar edhe nga vetë Bajram Curri si zotërues i saj, që sikurse vihet re, në terminologjinë e kohës njihej me termin “mbajtësi”.Kështu nga 25 tetori i vitit 1920 e deri në të njëjtën datë të vitit pasardhës, Bajram Currit i lindte e drejta të udhëtonte në shtetet që sanksiononte dokumenti, për të cilin ai ka paguar 10 franga ari.

Kjo pasaportë mjaft interesante gjendet në Arkivin e Shtetit së bashku me dokumente të tjera që i përkasin dosjes së Bajram Currit dhe kontributit të tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.Një tjetër pasaportë e tij, por që i përket vitit 1924 është publikuar me herët nga i riu Veton Mullatahiri.

EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

Tags: Bajram CurriekskluziveMarin Memapanjohurpasaporta

TË LIDHURA

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit
Aktualitet

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
Aktualitet

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

21:25 | 30/03/2026
Asambleja e PS në Fier mblidhet për zgjedhjet vendore dhe riorganizimin në terren
Kryesore

Asambleja e PS në Fier mblidhet për zgjedhjet vendore dhe riorganizimin në terren

20:35 | 30/03/2026
Next Post
Video/ Arsenal armësh në banesë, ja kush është i riu nga Shijaku i arrestuar sot

Video/ Arsenal armësh në banesë, ja kush është i riu nga Shijaku i arrestuar sot

Plan shkatërrues, SHBA dhe Kina bëjnë gati “armët”

Plan shkatërrues, SHBA dhe Kina bëjnë gati “armët”

Detaje nga vrasja në Fier/ Autorët bashkëpunonin prej kohësh si grup, ja kush i orientoi 

Detaje nga vrasja në Fier/ Autorët bashkëpunonin prej kohësh si grup, ja kush i orientoi 







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm
Bota

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm

by mirseda
23:04 | 30/03/2026
0

Disa kryebashkiakë në Francë, të zgjedhur nga partia e djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar, kanë hequr flamujt e...

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

22:03 | 30/03/2026
Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

21:57 | 30/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

21:40 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com