Ish fituesja e Miss Bum Bum në vitin 2016, ka paditur Cristiano Ronaldon lidhur me pretendimet se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga ai pas ndarjes me të.
Ajo shprehey se është tronditur pas ndarjes me yllin portugez, pasi ai i kishte dërguar mesazhe kërcënuese dhe ofenduese.
Mbretëresha e bukurisë braziliane Erika Canela, 26 vjeç, thotë se ka marrë mesazhe”ofenduese dhe fyese” kur ajo i dha fund marrëdhënies së saj dy-mujore me kapitenin e Portugalisë.
Ajo thotë se ka marrë mesazhe nga sulmuesi i Real Madridit që e quajti atë një ‘ë ****’ dhe i kishte thënë se do t’i shkatërronte jetën. Nuk dihet nëse mesazhet ishin nga vetë Ronaldo apo nga dikush tjetër.
Avokatët e saj kanë ngritur padi kundër sulmuesit dhe mund të kërkojnë dëmshpërblime për pretendimet që veprimet e tij ishin ‘poshtëruese’ dhe ‘kanë ndikuar thellësisht gjendjen e saj emocionale’.
Miss Canela, thotë se ajo i dha fund marrëdhënies me Ronaldo, 33 vjeç, kur mori vesh se ai kishte një të dashur.