11 Mars 2004 – Terroristët e Al-Kaedas bombardojnë trenat në Madrid
Një seri sulmesh terroriste trondisin Spanjën, duke shkaktuar 191 të vrarë dhe rreth 2 mijë të tjerë të plagosur. Dhjetë bomba shpërthyen në 4 trena në 3 stacione treni në kryeqytetin Madrid, mëngjesin0 e 11 marsit 2004, gjatë një orari shumë të frekuentuar nga udhëtarët.
Policia zbuloi më vonë se bombat ishin shpërthyer me anë të telefonave celularë. Sulmet e Madridit, ishin më vdekjeprurëse kundër civilëve në tokën evropiane që nga sulmi ajror i Lockerbie i vitit 1988. Tre bomba të tjera nuk shpërthyen siç ishin planifikuar, dhe u gjetën më pas të paprekura.
Fillimisht u dyshua se prapa këtyre sulmeve qëndronte grupi separatist bask ETA. Kjo u dëshmua shumë shpejt e pasaktë, pasi provat dëshmonin për përgjegjësinë e një grupi ekstremist militant islamik të lidhur ngushtë me të, por që vepronte në emër të Al-KaEdës.
Shumë njerëz në Spanjë dhe në mbarë botën, i panë sulmet si një hakmarrje për pjesëmarrjen e Spanjës në luftën në Irak, ku vendi ibeRik kontribuoi me rreth 1400 trupa. Sulmet ndodhën dy ditë para zgjedhjeve parlamentare spanjolle, të cilat u fituan nga socialistët që ishin kundër luftës në Irak.
Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri Hoze Luis Rodriguz Zapatero, i tërhoqi trupat spanjolle nga Iraku deri në majin e vitit 2004. Një bombardim i dytë, i një piste të trenave me shpejtësi të lartë, u tentua më 2 prill më 2004, por rezultoi i pasuksesshëm. Ditën tjetër, policia spanjolle arrestoi banorët e një apartamenti në Leganes, në jug të Madridit, si përgjegjës të sulmit të dështuar.
Në një tjetër bastisje policore, mbetën të vrarë 7 të dyshuar, dhe një agjent i forcave speciale spanjolle, pasi terroristët hodhën bomba në apartament për të shmangur kapjen nga autoritetet. Pas një gjyqi 5-mujor në vitin 2007, 21 persona të pandehur u dënuan, edhe pse pesë prej tyre, duke përfshirë drejtuesin e dyshuar të grupit Rabei Osmanin, më vonë u liruan. Në kujtim të viktimave të bombardimeve të 11 marsit, në parkun El Retiro në Madrid, pranë stacionit hekurudhor Atocha, u mbollën qindra peme ullinj dhe selvi, në shenjë nderimi ndaj viktimave.
11 Mars 1941 – Presidenti amerikan Roosevelt, nënshkruan dhënien e huave për aleatët europianë si ndihmë për luftën ndaj Gjermanisë
Programi Lend-Lease, që hyri në fuqi këtë ditë, u krijua nga Roosevelt si një mjet për të ndihmuar Britaninë e Madhe në përpjekjet e saj të luftës kundër gjermanëve, duke i dhënë ekzekutivit të drejtën “të shesë, transferojë, shkëmbejë, japë me qira, huazojë apo tjetërsojë “të gjitha burimet ushtarake që presidenti i konsideronte përfundimisht në interes të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara”.
Arsyetimi ishte se nëse fqinji rezultonte i suksesshëm në mbrojtjen e shtëpisë së tij, edhe siguria e shtëpisë do të rritej. Program shërbeu për të forcuar moralin britanik, duke u dhënë atyre ndjenjën se ata nuk ishin më vetëm në luftën e tyre kundër Hitlerit.
Deri në nëntor, pas një debati shumë të ashpër, Kongresi i zgjati kushtet e huadhënies ndaj Bashkimin Sovjetik, edhe pse BRSS ishte tashmë përfituese e armëve nga ushtria amerikane, dhe kishte premtuar 1 miliardë dollarë ndihmë financiare. Deri në fund të luftës, më shumë se 50 miliardë dollarë fonde, armë, avionë dhe anije u shpërndanë në 44 vende. Pas luftës, programi Lend-Lease u shndërrua në Planin Marshall, i cili caktoi fonde për ringjalljen e kombeve “miqësore” demokratike, edhe nëse ata ishin ish-armiq.
11 Mars 537 – Fisi barbar i Ostrogotëve rrethon Romën e Lashtë, rrethimi i parë që zgjati një vit. Forcat që mbronin qytetin, komandoheshin nga gjenerali iliro-romak Flavius Belisarius. Roma ishte shumë e madhe për t’u rrethuar plotësisht fizikisht, ndaj, gotët ngritën 7 kampe duke bllokuar portën kryesore dhe rrugët për qasjet në qytet. Më pas, pastaj ata bllokuan ujësjellësin, duke bërë që mullinjtë e drithrave të mos punonin.
Për t’i bërë ballë këtij problemi, Belisarius, ndërtoi mullinj lundrues në lumin Tiber. Por vështirësitë për qytetarët rriteshin çdo ditë. Ai i shkroi një letër perandorit të Bizantit Justinian, duke kërkuar përforcime. Nga frika e ndonjë tradhtie të mundshme, Belisarius ai mori masa ekstreme.
Ai shkarkoi Papa Silveriusin, nën dyshimin se ky kishte hyrë në bisedime të fshehta me gotët. Gjithashtu, Belisarius dha urdhër që çelësat e portave të qytetit të ndërroheshin dy herë në muaj, dhe shtoi patrullat gjatë natës. Rrethimi zgjati 1 vit, dhe gotët në fund u tërhoqën.
11 Mars 1665 – Kolonia e Nju Jorkut, miraton kodin e ri që u garantonte protestantëve të drejtat fetare.
11 Mars 1918 – Moska bëhet kryeqytet i Rusisë së revolucionit.
11 Mars 1935 – Hermann Goering, shpall zyrtarisht krijimin e Forcës Ajrore gjermane, Luftwaffe.
11 Mars 1942 – Paris, nazistët fillojnë transportin e hebrenjve për në kampin e përqendrimit në Aushvic.
11 Mars 1946 – Rudolf Hes , komandanti i parë i kampit të përqendrimit në Aushvic, kapet nga trupat britanike.
11 Mars 1982 – Menahem Begin dhe Anvar Sadat nënshkruajnë në Uashington traktatin e paqes Izrael – Egjipt.
11 Mars 2009 – Gjashtëmbëdhjetë njerëz gjejnë vdekjen dhe 11 të tjerë plagosen nga student Tim Kretshmer, që në fund vret veten. Kjo tragjedi, çoi në kufizime të mëdha ligjore për mbajtjen e armëve në Gjermani.
11 Mars 2011 – Një tërmet me përmasa 9.0 ballë ndodh në thellësi të detit, 130 km në lindje të Sendai, Japoni, duke shkaktuar një cunami që shkaktoi mijëra viktima, dhe një avari të rëndë në centralin bërthamor të Fukushimas.
11 Mars 2012 – Një ushtar amerikan, vret 16 civilë në Kandahar të Afganistanit.
11 Mars 2013 – Referendumi mbi sovranitetin e Ishujve Falkland:99.8 për qind e banorëve të ishujve zgjedhin të mbeten pjesë e Britanisë së Madhe. TIRANA TODAY