Klubi i Partizanit për 8 mars ka menduar të bëjë një surprizë të veçantë për zonjat, të cilat kujdesen për ta gjatë gjithë kohës. Stafi dhe lojtarët kanë uruar enkas për festën e 8 Marsit gratë që punojnë në hotelin “Vila Park”, ku akomodohet Partizani.
Disa nga lojtarët e Partizanit i kanë takuar ato dhe i kanë uruar për ditën e 8 marsit. “Gëzuar 8 Marsin të gjitha nënave e grave të futbollistëve që sakrifikojnë për ata që luajnë për të kënaqur sportdashësit”, shkruan faqja e Partizanit në “Facebook”.