Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dronët qëndrojnë pafund në ajër nëpërmjet balonave

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Dronët qëndrojnë pafund në ajër nëpërmjet balonave

Dronët me bateri kanë zëvendësuar avionët me pilotë në një sërë operacionesh si matjet shkencore dhe fotografitë nga ajri. Megjithatë, dronët vazhdojnë të kenë një disavantazh të madh, burimin e kufizuar të energjisë. Një kompani e re në San Francisko thotë se balonat e tyre me ajër mund ta zgjidhin këtë problem, duke bërë që dronët të qëndrojnë në ajër për një kohë më të gjatë.

Balona shtatë metra e gjatë, “Mothership Scout” fluturon me lehtësi mbi një fushë në Kaliforni, e ndjekur nga një aparat fotografik i lidhur me një dronë me katër helika.

Por pas një kohe, droni detyrohet të ulet, sepse i harxhohet bateria. Falë paneleve të saj diellore balona me ajër vazhdon të fluturojë.

Projektuesi i saj, Jonathan Nutzati, thotë se qëllimi i tij është që balona të jetë në gjendje të fluturojë pafundësisht, duke prodhuar më shumë energji se sa i nevojitet për të qëndruar në ajër.

“Kjo është teknologjia kryesore e balonës, që unë mendoj se po sjell më shumë vlerë në industrinë e dronëve, kryesisht në robotikën e përhershme ajrore, një fushë që unë mendoj se po e krijojmë këtu”.

Balona “Mothership Scout” furnizohet me energji nga panelet e saj diellore prej 400 vatësh që karikojnë baterinë e saj. Lartësia e saj optimale e fluturimit është 150 metra dhe shpejtësia rreth 20 kilometra në orë. Duke qenë më e madhe se shumica e dronëve, ajo mund të shihet me sy të lirë nga një distancë prej rreth 10 kilometrash, gjë që është një avantazh pasi në bazë të rregullave amerikane, operatorët e dronëve privatë duhet të jenë në gjendje të shohin mjetin të cilin e drejtojnë.

“Padyshim që ia vlenë nëse duhet të fluturoni tetë orë, ose në një distancë të gjatë”, thotë Presidenti i kompanisë “Mothership Aeronautics”, Jonathan Nutzati.

Balona “Mothership Scout” mund transportojë pajisje me peshë deri në pesë kilogramë, si kamerat e survejimit ose radarët që depërtojnë në tokë, shkruan voa. Kompania “Mothership Aeronautics”është duke punuar në përmirësimin e mjetit të tyre, si aftësia për ta vënë mjetin në autopilot, si dhe prodhimi i një versioni me hidrogjen që bënë të mundur fluturimin gjatë natës.

Tags: ajerbalonavedronetnëpërmjetpafundrrinë

TË LIDHURA

Senati francez po shqyrton sot ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç
Bota

Senati francez po shqyrton sot ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç

12:13 | 25/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Formacionet zyrtare/Mbappe merr në dorë “çelësat” e Parisit

Formacionet zyrtare/Mbappe merr në dorë “çelësat” e Parisit

Skandal/Adriatik Llalla tregti me një vrasës. Çfarë fshihet pas ullishtës që shiti për 250 mijë euro

Investigimi fundos PD-në; Basha i “kapur” nga rusët, i financuan lobimin në SHBA

Investigimi fundos PD-në; Basha i “kapur” nga rusët, i financuan lobimin në SHBA







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com