Kapiteni i skuadrës së Fiorentinës, Davide Astori është gjetur i vdekur në hotelin La di Moret në Udine.
Ai u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, megjithatë dyshohet për atak kardiak.
“Fiorentina është thellësisht e tronditur të njoftojë se kapiteni Davide Astori ka vdekur. Për këtë situatë të tmershme dhe delikate, dhe mbi të gjitha në respekt të familjes së tij, ne apelojmë mediat për ndjeshmërinë e këtij lajmi”, thuhet në një deklaratë të klubit italian.
Lajmi i shokues, ka tronditur botën e futbollit ka bërë që Liga e Serie A të shtyjë ndeshjet mes Udinese dhe Fiorentina, të planifikuar për sot në orën dhe Xhenova-Cagliari, 12.30. Së shpejti ka edhe përditësime në ndeshjet e tjera të planifikuar sot. TIRANA TODAY