Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Doli pozitiv me doping, ja gafa e stafit që “fundosi” Jashanicën

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Doli pozitiv me doping, ja gafa e stafit që “fundosi” Jashanicën

Përgjigja pozitive e testit antidoping për mbrojtësin Jashahnica ka tronditur klubin e Skënderbeut, megjithatë në klub e dinin prej kohësh këtë gjë, ndërsa drejtuesit korcarë janë munduar të mbajnë gjithçka të fshehtë.

Ata prisnin vendimin e komisionit të antidopingut në UEFA për dënimin e tij, ndërsa shansi i fundit i Jashanicës ishte testi B, për të cilin si lojtari dhe klubi nuk japin sqarime.

Por, ku gaboi klubi i Skënderbeut në ditën e ndeshjes ndaj Jang Bojsit në “Elbasan Arena”, më 28 shtator 2017?

Gazeta Panorama ka mësuar nga burime të sigurta në klub të gjitha prapaskenat që çojnë tashmë në një dënim të lojtarit, i cili pritej të shitej nga klubi në merkaton e janarit.

ALERGJIA DHE GABIMI

Mëngjesin e së enjtes (28 shtator 2017), Jashanica ishte i mbushur në trup me puçrra, si pasojë e një alergjie. Kjo ka shtyrë stafin mjekësor të përdorë te kosovari atë substancë antialergjike që rezulton në listën e dopingut të UEFA-s. Në kushte kur Jashanica ka qenë në një gjendje të rënduar, është parë e domosdoshme marrja e këtij medikamenti në formë injeksioni për të stabilizuar situatën, në mënyrë që deri në mbrëmje, kur luhej takimi, lojtari të ishte gati.

Kjo substancë shkakton qetësi dhe debulesë, teksa është futur vetëm në vitet e fundit në listën e barnave të ndaluara nga UEFA. Një gjë e tillë dyshohet se nuk ka qenë në dijeni nga stafi mjekësor i Skënderbeut dhe për pasojë, është përdorur te lojtari. Gabimi tjetër i pafalshëm është fakti se kanë kërkuar vetëm në fund të takimit të bënin deklaratën në UEFA për gjendjen e lojtarit, pikërisht kur ai ishte përzgjedhur nga komisioni antidoping për të bërë testin.

Në rast se gjithç- ka do të deklarohej në kohë, atëherë lojtari shpëtonte. “Në përgjithësi, të gjitha ilaçet e alergjisë kanë kortizon, ashtu si prednizoloni. Gabimi ka nisur që me mosnjohjen e faktit që ky ilaç është në listën e të ndaluarave nga UEFA. Gafa tjetër është që kur i ka rënë shiriti për kontroll lojtarit, duhet ta kishin shkruar që ka marrë këtë medikament për këtë arsye dhe për kaq kohë”, tregon një burim i sigurt në klub, për atë që nuk ka shkuar në 28 shtator.

SA MUND TË DËNOHET

Jashanica rrezikon minimalisht 1 vit pezullim nga të gjitha aktivitetet. Sipas rregullores së UEFA-s, për përdorimin e këtyre substancave dënimi maksimal shkon dy vite pezullim. Tashmë duhet pritur përgjigjja përfundimtare e komisionit antidoping në UEFA, teksa lojtari dhe klubi presin që të jepet një masë pezullimi sa më e vogël, për më tepër që substanca është marrë në kushte mjekimi dhe nuk bëhet fjalë për një medikament që stimulon rritjen e gjendjes fizike.

Tags: Doli pozitive stafitja gafaJashanicënme dopingqë “fundosi”

TË LIDHURA

Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi
Sport

Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi

20:46 | 25/06/2025
Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Next Post
Video/Drama e familjes shqiptare, ngre në këmbë anëtarët e Kongresit amerikan

Video/Drama e familjes shqiptare, ngre në këmbë anëtarët e Kongresit amerikan

Droga ndikon dhe në çmimin e bananes, sot ajo shitet 35% më shumë

Droga ndikon dhe në çmimin e bananes, sot ajo shitet 35% më shumë

Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Justin Bieber, vendim fatal për të riun

Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Justin Bieber, vendim fatal për të riun

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com