Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Igli Tare: U bëra drejtor sportiv nga një “çmenduri” e Lotitos

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Igli Tare: U bëra drejtor sportiv nga një “çmenduri” e Lotitos

Igli Tare në një intervistë për “Gazetta Dello Sport”, ka folur gjatë për mënyrën si arriti të bëhet drejtor sportiv tek Lazio dhe transfertat më të rëndësishme. 44-vjeçari rrëfeu gjithashtu se si presidenti Lolito i propozoi të bëhej drejtor teknik, si dhe tregoi për talentin Milinkoviç-Saviç që tashmë e kërkon e gjithë Europa.

“Hyra në zyrën e Lotitos për të firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion shtyrjen edhe për një tjetër vit, por dola prej saj si drejtor sportiv i Lacios”, rrëfen Tare.

“Në fakt mund të isha, por kjo varej prej meje… Kisha pritur 5-6 orë përpara se të hyja dhe kuptova se diçka ishte diskutuar, sepse më shihte në mënyrë të çuditshme. Më pas më dha një fletë ku ishte ideuar ekipi i Lacios për sezonin 2008-2009, e më pyeti se çfarë mendoja. Iu përgjigja duke i thënë se unë isha futbollist dhe u habita që ma kërkonte mua një mendim të tillë”.

“Mua më konsiderojnë si të çmendur, por unë të dua ty drejtor sportiv. E kam menduar këtë bast prej dy vitesh”, i kundërpërgjigjej Lotito.

“Një zë i brendshëm më bënte të mendoja sikur e kisha pranuar asokohe ofertën. Por në jetë kam zgjedhur gjithnjë të bëj gjënë më të vështirë”, vijon më tej Igli Tare.

Mes gjërave të vështira, sigurisht përfshihet edhe kërkimi i talenteve të reja anembanë botës. Por cila është metoda “Tare”?

“Nuk ka një të tillë dhe nuk kam as mbikëqyrës. Nuk preferoj të punoj me shumë njerëz–rrëfen ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit. – Kam një bashkëpunëtor për të dhënat, një tjetër që më përgatit videot e lojtarëve, e një që analizon kundërshtarët. Sigurisht që kam edhe raportime që më bëjnë miqtë e mi anembanë botës. Por gjëja që e bën të zotë një drejtor sportiv është pikë së pari sesi mund ta bëjë të njohur një futbollist të panjohur. Për këtë nuk mjafton vetëm ta shohësh futbollistin, por duhet të komunikosh me të”.

Emri i parë që të vjen ndërmend në këtë drejtim është Milinkoviç-Saviç, i ardhur në kryeqytetin italian për një “grusht” parash, por që është gati të shitet në merkato me një çmim të denjë për një superlojtar. Kjo, sepse e kërkon gjysma e Europës. E kanë ndjekur agjentë të huaj, kanë tentuar madje edhe t’i afrohen, por brenda pak muajsh mund t’i dorëzojnë në tryezë Lotitos ofertat e tyre.

Por çfarë mendimi ka Tare për kampionatin italian dhe titullin? Mes pretendentëve nuk mungon Juventusi…

“Ndaj Juves kam shënuar dhe fituar vetëm një herë. Ditën kur Brescia fitonte 2-0 në vitin 2002, kur u dhanë edhe 7 minuta shtesë. Kjo nuk ishte parë kurrë më parë, e Mazzoneishte shumë i irrituar, aq sa iu hakërrye gjyqtarit të katërt se ç’po ndodhte”, thotë Tare.

Po përgjigjja e gjyqtarit të katërt? “Më vjen turp, por unë shkruaj minutat që më thonë”.

“Fuqia e Juventusit dallohej qartë, sikurse edhe sot vërej se ata kanë mjetet e duhura për të kontrolluar tregun italian të futbollistëve. Politika e tyre është agresive ndaj lojtarëve të rinj me perspektivë”, tregon Tare.

“Ishte në Vojvodinë, e ndiqja falë një mikut tim. I gjatë sa mua dhe me tregues të mirë teknike, një talent, por unë nuk mund t’i garantoja se do të luante aq sa duhej për të. E monitorova te Genku për disa muaj, më pas shkova ta merrja. Fiorentina kishte kontaktuar me babain e tij dhe vetëm për respekt të tij, Sergej shkoi në Firence atë ditë, më pas më respektoi edhe mua dhe raportin që kisha krijuar me agjentët e tij”.

Tags: BëraçmenduriDrejtor SportivIgliLotitosTare

TË LIDHURA

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar
Sport

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët
Sport

LIVE Shorti i Botërorit/ Nis ceremonia, kombëtaret njohin rivalët

18:15 | 05/12/2025
Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli
Sport

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Next Post
Elbasan/Iu dogj shtëpia, familja me 6 pjesëtarë dergjet rrugëve

Elbasan/Iu dogj shtëpia, familja me 6 pjesëtarë dergjet rrugëve

Një rekord interesant thyhet në kategorinë e katërt italiane

Një rekord interesant thyhet në kategorinë e katërt italiane

E tmerrshme/Rikthehet përplasja De Jong-Alonso në Copa Libertadores (Video)

E tmerrshme/Rikthehet përplasja De Jong-Alonso në Copa Libertadores (Video)







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese
Aktualitet

Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

by mirseda
17:57 | 06/12/2025
0

Policia e Kufirit në Durrës ka ndaluar një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese Lajmi konfirmohet...

Betlehem/ Ndizet pema e Krishtlindjes për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

Betlehem/ Ndizet pema e Krishtlindjes për herë të parë që nga nisja e luftës në Gaza

17:19 | 06/12/2025
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

16:45 | 06/12/2025
200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

14:39 | 06/12/2025
Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com