2 Mars 1931 – Lind ish-lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev
Mikhail Gorbachev lindi në Stavropol Krai në një familje fshatare ruso-ukrainase. Si fëmijë, ai përjetoi zinë e bukës të shkaktuar nga politika staliniane e viteve 1932-1933. Në kujtimet e veta shkruan: “Në atë vit të tmerrshëm, gati gjysma e popullsisë së fshatit tim të lindjes, Privolnoje, vdiqën nga uria, duke përfshirë dy motrat dhe njërin nga vëllezërit e babait tim”.
Të dy gjyshërit e tij u arrestuan me akuza të montuara politike në vitet 1930, ndërsa gjyshi i tij nga babai u internua në Siberi. Babai i tij ishte një mekanik traktorësh dhe veteran i Ushtrisë së Kuqe, ndërsa e ëma punonjëse në një kolkhoz (kooperativat sovjetike). Që në adoleshencë, Gorbachev u bë udhëheqës në degën lokale të Komsomol-it , një organizatë komuniste rinore. Ai u diplomua për jurisprudencë në Universitetin Shtetëror të Moskës në vitin 1955. Iu bashkua Partisë Komuniste që në vitet e universitetit. Më 1970, emërohet Sekretar i Parë i Komitetit Rajonal të Stavropolit. Në këtë pozitë, ai ndihmoi në riorganizimin e fermave kolektive, përmirësimin e kushteve të jetesës së punëtorëve, zgjerimin e madhësisë së parcelave të tyre private, si dhe u dha atyre një zë më të madh në planifikim.
Në vitin 1979, zgjidhet anëtar i Byrosë Politike. Gorbachev ia detyroi rritjen e shpehtë në karrierë mentorit të tij Mikhail Suslov. Pozita që mbante, i krijoi më shumë mundësi për të udhëtuar jashtë vendit, dhe kjo do të ndikonte thellësisht pikëpamjet e tij politike dhe shoqërore në të ardhmen si udhëheqës i vendit.
Në vitin 1972, ai udhëhoqi një delegacion sovjetik në një vizitë zyrtare në Belgjikë. Tre vjet më vonë shkoi në Gjermaninë Perëndimore; në vitin 1983 udhëtoi për në Kanada, dhe në vitin 1984, shkoi në Mbretërinë e Bashkuar, ku u takua me kryeministren Margaret Thatcher.
Udhëheqësi sovjetik Juri Andropov vdiq në vitin 1984, dhe tregoi se donte që Gorbachev të pasonte në detyrën e sekretarit të përgjithshëm.
Por ishte Konstantin Chernenko i moshuar ai që mori pushtetin, edhe pse kishte një sëmundje vdekjeprurëse. Pas vdekjes së Chernenko vitin që pasoi, u bë e qartë për hierarkinë e parties, se ishte i nevojshëm një lidership i ri. Gorbachev u zgjodh sekretar i përgjithshëm nga Politbyroja më 11 mars 1985, vetëm 3 orë pas vdekjes së Chernenkos.
Politikat e Gorbaçovit për glasnost (“hapje”) dhe perestrojka (“ristrukturimi”), dhe riorientimi i synimeve strategjike sovjetike, kontribuan jashtëzakonsisht në fundin e Luftës së Ftohtë Nën këtë program, roli i Partisë Komuniste në qeverisjen e shtetit u hoq nga kushtetuta , çka çoi në desbtalititet politik na rapublika të veçanta dhe rritje të aktivizmit rajonal nacionalist, të cilat kulmuan me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Gorbachev shprehu më vonë shprehu keqardhje për dështimin e tij për të shpëtuar BRSS, edhe pse ka këmbëngulur vazhdimisht se politikat e tij nuk ishin dështime, por reforma jetike dhe të domosdoshme për vendin, por të cilat u sabotuan dhe shfrytëzuan nga oportunistët brenda partisë. Ai u nderua me Medaljen e Paqes në vitin 1989, Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1990 dhe Çmimin Harvey në 1992-in, si dhe doktoratura nderi nga universitete të ndryshme të botës.
2 Mars 1943 – Përfundon Beteja e Stalingradit
Trupat e fundit gjermane në qytetin sovjetik të Stalingradit i dorëzohen Ushtrisë së Kuqe, duke i dhënë fund njëre pres betejave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Beteja e Stalingradit u shndërrua në një betejë midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Gjenerali Zhukov, i cili kishte luajtur një rol kaq të rëndësishëm në fitore, i udhëhoqi trupat sovjetike deri në kryeqytetin e Rahjut, Berlin.
Më 1 maj 1945, ai pranoi personalisht dorëzimin e qytetit. Ndërkohë marshalli gjerman që drejtoi fushatën kundër Stalingradit, Von Paulus, u kthye publikisht kundër Adolf Hitlerit kur ishte i burgosur lufte në Bashkimin Sovjetik, dhe në vitin 1946 dha dëshmi në Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare në Nuremberg. Pas lirimit nga sovjetikët më 1953-shin, ai u vendos në Gjermaninë Lindore ku jetoi deri në fund të jetës.
2 Mars 1919 – Mbahet në Moskë, Kongresi i parë i Internacionales Komuniste
Udhëheqësi bolshevik i Bashkimit Sovjetik, Lenini, besonte se revolucioni socialist mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse do të ndodhte me sukses në të gjithë botën, Me këtë bindje, ai thirri Kongresin e parë të Internacionales Komuniste, ku morën pjesë 52 delegatë nga e gjithë bota – 34 prej tyre me të drejtë vote, të shoqëruar nga 18 delegatë me të drejtë fjale, por jo vote. Në Kongres morën pjesë edhe përfaqësues nga vende të Ballkanit; ndërsa Shqipëria ishte asokohe i vetmi vend i rajonit pa një parti komuniste.
2 Mars 537 – Ushtria e Ostrogotëve nën mbretin Vitiges fillon rrethimin e Romës.
2 Mars 1498 – 1657 – Një zjarr i madh përfshin kryeqytetin perandorak japonez Edo (sot Tokio), duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 mijë njerëzve. Zjarri katastrofik, zgjati mbi 3 ditë.
2 Mars 1807 – Kongresi i SHBA, miraton Aktin që ndalon importimin e skllevërve, duke mos lejuar sjelljen në vend të skllevërve të rinj, kryesisht nga vendet afrikane.
2 Mars 1882 – Mbretëresha britanike Victoria, i shpërton mrrekullisht një atentati nga Roderick McLean në Ëindsor.
2 Mars 1903 – Në Nju Jork, hapet hoteli Martha Ëashington, hotel i parë ekskluzivisht vetëm për gratë.
2 Mars 1992 – Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia , San Marino, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani bëhen anetare të Kombeve të Bashkuara .
2 Mars 2002 – Pushtimi i Afganistanit në SHBA:Nis operacioni Anakonda , (që përfundon më 19 mars pas vrasjes së 500 luftëtarëve talebanë dhe atyre të Al-Kaedës, dhe me vetëm 11 viktima në radhët e trupave perëndimore).
2 Mars 2012 – Një seri tornadosh godasin një pjesë të madhe të shteteve jugore të SHBA-së, duke shkaktuar mbi 40 viktima.
2 Mars 2017 – Elementet Moskovium, Tenesin dhe Oganeson, i shtohet zyrtarisht tabelës së elementëve kimikë gjatë një konference shkencore të mbajtur në Moskë, Rusi.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce