Kombëtarja Shqiptare U-19 ka arritur të korrë edhe një fitore në turneun që po zhvillohet në Itali “Roma Caput Mundi”. Pas fitores me rezultatin e thellë 5-1 kombëtarja U-19 e Shqipërisë ka arritur një tjetër sukses, kësaj here duke mposhtur Greqinë.
Ekipi i drejtuar nga Erjon Bogdani arriti të dominonte lojën, duke menaxhuar njëkohësisht dhe rezultatin. Nga një gol për secilën pjesë të lojës, teksa në fraksionin e parë ishte Samuel Nezha, i cili nuk ka gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë ka vulosur fitoren Patrik Pasha me golin e shënuar, kombëtarja po bën mirë duke kërkuar suksesin e radhës në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e enjte, C.R Lazio – Shqipëri.
Në ndeshjen e zhvilluar sot i pranishëm për të mbikëqyrur talentet e reja ka qenë trajneri i Kombëtares A, Christian Panucci. Kujtojmë që në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e turneut, pasi mundi në finale Rumaninë U-19.
Kundër Greqisë përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa.