Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 19 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 19 Shkurt?

19 Shkurt 2016- Vdes shkrimtari i njohur italian Umberto Eco

Umberto Eco lindi më 5 janar 1932, në Aleksandri. Babai i tij, ishte një llogaritar në një firmë metalesh ndërsa e ëma nëpunëse. Në fëmijëri, Eco kalonte orë të tëra në qilarin e gjyshit, duke lexuar koleksionin e librave të tij. Gjatë diktaturës së Benito Musolinit, ai mban mend të ketë veshur një uniformë fashiste, dhe të ketë fituar çmimin e parë në një konkurs shkrimi për fashistët e rinj.

Eco ishte një studiues i njohur i semiotikës mesjetare, filozof, kritik letrar dhe novelist, më së shumti i njohur për romanin “Emri i Trëndafilit” (Il nome della rosa), i botuar në vitin 1980. Romani, përfaqëson një mister intelektual, që përzjen semiotikën në një vepër letrare, analizën biblike, studimet mesjetare dhe teorinë e letërsinë.

Ai ka shkruar gjithashtu tekste akademike, libra për fëmijë dhe shumë ese. Eco ishte president i Shkollës së Lartë të Studimeve Humane në Universitetin e Bolonjës, anëtar i “Açademia dei Licei” dhe Bursist Nderi në kolegjin Kellogg në Universitetin e Oksfordit. Ai mori arsimin bazë pranë urdhërit fetar Salezian. I ati i sugjeroi të studionte për jurist, por Umberto u rregjistrua në Universitetin e Torinës, për të studiuar filozofi dhe letërsi mesjetare.

Ai e shkroi tezën e vet të diplomës mbi Thomas D’Aquino më 1954. Gjatë kësaj kohe, Eco u distancua nga Kisha Katolike, pasi pësoi një krizë besimi. Ai punoi si redaktor kulture tek Radio Televizioni Italianë (RAI), dhe si profesor në Universitetin e Torinos. Një grup avangardë artistësh, piktorësh, muzikatësh dhe shkrimtarësh, me të cilët u miqësua gjatë punës në RAI, i ashtuquajtrui “Grupi 63”, pati një ndikim të madh te karriera e tij e ardhshme si shkrimtar.

Libri i tij i parë. “Il problema estetico in San Tommaso”, i cili qe një variant i zgjeruar i tezës së tij të doktoraturës u publikua më 1956. Më 1962, martohet me Renate Ramge, një mësuese gjermane e artit, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë. Eco zotëronte një bibliotekë me 30 mijë volume në Milano, dhe një tjetër me 20 mijë volume në Rimini.

Shkrimtari i njohur italian, jetoi i ndarë mes botës akademike dhe asaj letrare, ndërsa u përpoq të krijonte një ndërthurje tërheqëse të të dyjave, pavarësisht kritikave. Ai shiti miliona kopje të librave të tij, duke i bërë lexuesit të mos lëshonin nga duart romanet e tij, me misterin që përcillte pavarësisht ngarkesës shpjeguese të simboleve, shenjave dhe kulturave

Si një semiotikan, Eco synoi t’i interpretonte kulturat përmes shenjave dhe simboleve të tyre – fjalëve, ikonave fetare, banerave, veshjeve, notave muzikore dhe madje edhe filmave vizatimorë. Ai ka publikuar mbi 20 libra mbi këto çështje, teksa jepte mësim në Universitetin e Bolonjës, më i vjetri në Europë.

Por në vend se ta veçonte jetën e tij akademike, nga krijimtaria e tij popullore, Eco përfshiu në 7 romanet e tij shumë prej shqetësimeve të tij akademike. Në bashkimin e këtyre dy botëve, ai nuk ka qenë kurrë më i suksesshëm sesa tek “Emri i Trëndafilit”, romani i tij i parë, që shiti më tepër se 10 milionë kopje në rreth 30 gjuhë të botës, dhe pati edhe një përshtatje kinematografike në Hollivud.

Libri flet mbi ngjarjet që ndodhin në një manastir italian të shekulli XIV, kur murgjit vriten nga besimtarë të tjerë, duke risjellë kësisoj një qasje filozofike të Aristotelit. Në një intervistë për revistën “Vogue” në vitin 1995, Eco e pranoi se ai nuk ishte i lehtë për t’u lexuar.

“Njerëzit më pyesin gjithnjë, ‘Si është e mundur që romanet tuaja, që janë kaq të vështira, kanë një lloj suksesi?”- tha ai. “Mua më ofendon kjo pyetje. Është njëlloj si të pyesësh një grua ‘Si është e mundur që burrat tërhiqen prej teje?”, sqaroi Eco, duke e përfunduaer përgjigjen me një dozë ironie: “Unë vetë i kam qejf librat e thjeshtë, pasi ato më vënë në gjumë…”.

19 Shkurt 1473 – Lind astronomi i njohur polak, Nikolla Koperniku

Koperniku lindi në Torun, një qytet në Poloninë veriore, buzë lumit Vistula. Babai i astronomisë moderne, ishte shkencëtari i parë evropian modern që propozoi se Toka dhe planetet e tjerë të rrotulloheshin rreth Diellit. Koperniku u lind në një familje tregtarësh, dhe pas vdekjes së babait të tij, xhaxhai i tij – që së shpejti do të bëhej peshkop – e mori djalin nën patronazhin e tij.

Ai i dha arsimimin më të mirë të kohës, dhe e edukoi për një karrierë kishtare. Në Universitetin e Krakovës, ai studioi artet liberale, duke përfshirë astronominë dhe astrologjinë, dhe më pas si shumë polakë të shtresës së tij shoqërore, u dërgua në Itali për të studiuar mjekësi dhe jurisprudencë.

Teksa studionte në Universitetin e Bolonjës, jetoi për një fare kohe në shtëpinë e Domeniko Maria de Novaras, astronomi kryesor i universitetit. Koperniku e ndihmoi Novarën në vëzhgimet e tij në qiell, dhe ky i fundit e njohu me kritikat ndaj astrologjisë dhe aspekteve të sistemit të Ptolemeut, i cili e vendoste Tokën në qendër të universit.

Koperniku studio më vonë në Universitetin e Padovës, dhe në vitin 1503 mori një doktoraturë në jurisprudencë. Ai u rrikthye në Poloni, ku u bë administrator i kishës dhe mjek. Në kohën e tij të lirë, iu përkushtua veprimtarive shkencore, të cilat ndonjëherë përfshinin vëzhgimet astronomike. Nga viti 1514, reputacioni i tij si astronom ishte i tillë, sa që u konsultua nga udhëheqësit e kishës që tentonin të reformonin kalendarin Julian.

Ndërmjet viteve 1508-1514, ai shkroi një traktat të shkurtër astronomik të quajtur zakonisht “Commentariolus” (Komentari i vogël), që hodhi bazat për sistemin e tij heliocentrik (me në qendër Diellin). Vepra nuk u botua sa ishte ai gjallë. Në të, Koperniku theksonte se ndërsa rrotullohej rreth diellit, Toka, rrotullohet çdo ditë edhe rreth boshtin të saj.

Për dekada, vepra e tij mbeti e panjohur. Vetëm në fillim të shekullit XVII-të, Galileo Galilei dhe Johan Kepleri, e zhvilluan dhe popullarizuan teorinë e Kopernikut, e cila për Galileun rezultoi në një gjykim për herezi nga ana e autoriteteve kishtare.

19 Shkurt 356 – Perandori Konstandini II, firmos një dekret për mbylljen e gjithë tempujve paganë në Perandorinë Romake.

19 Shkurt 1674 – Anglia dhe Holanda nënshkruajnë Traktatin e Uestminsterit, duke i dhënë fund Luftës së Tretë Anglo-Holandeze. Një dispozitë e marrëveshjes, ia transferon Anglisë koloninë holandeze të Amsterdamit të Ri, që më pas riemërtohet Nju Jork.

19 Shkurt 1913 – Pedro Laskurain bëhet president i Meksikës për vetëm 45 minuta. Ky është mandati më i shkurtër deri më sot i një presidenti në botë.

19 Shkurt 1942 – Lufta e Dytë Botërore:Presidenti amerikan Roosevelt nënshkruan urdhrin ekzekutiv nr.9066, duke e lejuar ushtrinë të zhvendosë emigrantët japonezë në kampet e internimit.

19 Shkurt 1953 – Shteti i Xhorxhias, miraton ngritjen e bordit të parë të censurës së letërsisë në Shtetet e Bashkuara.

19 Shkurt 1954 – Politbyroja sovjetike e Bashkimit Sovjetik, urdhëron kalimin e rajonit të Krimesë nga Rusia tek Ukraina.

19 Shkurt 1959 – Mbretëria e Bashkuar i jep pavarësinë Qipros, akt që do të shpallet zyrtarisht më 16 gusht 1960.

19 Shkurt 1985 -Uilliam Shrëder, bëhet pacienti i parë që pajiset me një zemër artificiale.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 19 Shkurt?retrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 19 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 19 shkurt 2018

Plagoset me armë zjarri një grua në Elbasan, dyshohet se...

Java nis me shi dhe borë

Java nis me shi dhe borë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e Belinda Balluku, rrëzohet kërkesa e qeverisë
Politikë

Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e Belinda Balluku, rrëzohet kërkesa e qeverisë

by mirseda
21:47 | 06/02/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e...

Ankimimi i Qeverisë për Ballukun, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin pas pak minutash

Ankimimi i Qeverisë për Ballukun, Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin pas pak minutash

21:22 | 06/02/2026
Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Delegacioni i OSBE në Moskë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

21:19 | 06/02/2026
31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

20:56 | 06/02/2026
Takime me senatorë amerikanë/ Mediu: Denoncova aleancën qeveri–krim në Shqipëri

Takime me senatorë amerikanë/ Mediu: Denoncova aleancën qeveri–krim në Shqipëri

20:53 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com