Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Shkurt?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Shkurt?

14 Shkurt 278 – Priftit Valentin i pritet koka në Romë

Më 14 shkurt të viti 278 të Erës Sonë, një prifti i quajtur Valentin ekzekutohet me vdekje. Nën sundimin e Klaudit II, Roma ishte përfshirë nga rebelime dhe fushata të përgjakshme ushtarake. Perandorit i duhej të mbante një ushtri të fortë, por ai hasi shumë vështirësi në procesin e rekrutimit të ushtarëve të rinj.

Klaudi besonte se burrat remake, nuk qenë të gatshëm t’i bashkoheshin ushtrisë për shkak të lidhjes së tyre të fortë me gratë dhe familjet e tyre. Për të eleminuar këtë “problem”, ai ndaloi të gjitha martesat dhe lidhjet dashurore në Romë. Prifti Valentin, duke e kuptuar padrejtësinë e këtij dekreti, e sfidoi Klaudin dhe vazhdoi të kurorëzonte në fshehtësi martesa për të dashurit e rinj.

Kur u zbulua, perandori urdhëroi vrasjen e tij. Valentini u arrestua, dhe u dërgua tek Prefekti i Romës, i cili e dënoi atë me rrahje me kamxhik me thumba hekuri deri në vdekje, dhe më pas me prerje koke. Dënimi u krye më 14 shkurt 278. Legjenda pretendon gjithashtu se ndërsa ndodhej në burg, Valentini i la një shënim lamtumire për vajzës së një të burgosuri, e cila ishte bërë mikesha e tij, me nënshkrimin “Nga Valentini yt!”.

Për shërbimin e tij të madh, Valentini u shpall shenjtor pas vdekjes.  Në fakt, origjina dhe identiteti i saktë i Shën Valentinit, mbeten të paqarta. Sipas Enciklopedisë Katolike, “përmenden të paktën 3 Shën Valentinë të ndryshëm, të gjithë martirë, të vdekur po më 14 shkurt”. Njëri ishte prift në Romë, i dyti peshkop i Interamnas (Terni i sotëm në Itali), dhe Shën Valentini i tretë ishte një martir në provincën romake të Afrikës.

Legjendat ndryshojnë nga mënyra se si emri i martirit lidhet me romancën. Data e vdekjes së tij, mund të jetë përzier me Festën e Luperkalias, një festival pagan dashurie. Në këto raste, emrat e grave të reja vendoseshin në një kuti, dhe tërhiqeshin nga burrat për të gjetur bashkëshorten e ardhshme.

Në vitin 496 të Erës Sonë, Papa Gelasio vendosi t’i japë fund festës së Luperkalias, dhe e shpalli 14 Shkurtin si Ditën e Shën Valentinit. Gradualisht, 14 shkurti u shndërrua në një datë për shkëmbimin e mesazheve të dashurisë, poezive dhe dhuratave të thjeshta, sikurse janë lulet.

14 Shkurt 1989 – Në Iran, Ajatollah Khomenini kërcënon me vdekje shkrimtarin Salman Ruzhdi

Udhëheqësi iranian Ajatollah Khomeini, lëshon një kërcënim me vdekje ndaj shkrimtarit iranian me banim në Britani Salman Rushdi dhe botuesve të tij, për shkak të librit “Vargjet satanike”. Policia britanike mori menjëherë në në mbrotje Ruzhdi, ndërsa këshilloi punonjësit dhe botuesit e shtëpisë botuesese “Viking” për rrezikun e mundshëm që u kanosej.

Ajatollahu – si udhëheqësi kryesor shpirtëror i myslimanëve shiitë anembanë botës, transmetoi një Fatva në Radion e Teheranit për të vrarë shkrimtarin, dhe e shpallit pjesa tjetër të ditës një ditë zie. “Unë informoj njerëzit krenarë myslimanë nëpër botë, se autori i librit ‘Vargjet satanike’, është kundër Islamit, Profetit dhe Kuranit, dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në botimin e tij, dhe janë të vetëdijshëm për përmbajtjen e saj,  duhe të vdesin!”. Nga ana e tij Ruzhdi e mohoi këtë akuzë. “Unë jam shumë i trishtuar për këtë që ka ndodhur. Nuk është e vërtetë se ky libër është një blasfemi kundër Islamit”-tha ai.

14 Shkurt 1929 – Zbulohet penicilina

Britaniku Aleksandër Fleming, ishte një bakteriolog i ri, kur një zbulim i rastësishëm e çoi në një nga zhvillimet më të mëdha të mjekësisë moderne. Pasi kishte lënë mënjanë një pjatë me disa baktere stafilokoku, Fleming vuri re pas disa ditësh se mbi të kishte dalë një myk, që kishte vrarë shumicën e baktereve. Ai e identifikoi mykun si ‘penicillium notatum’, i ngjashëm me atë që gjendet tek myku i bukës. Më 14 shkurt 1929, Fleming e prezantoi nënproduktin e saj të quajtur penicilinë, për të kuruar infeksionet bakteriale.

14 Shkurt 1929 – Masakra e Ditës së Shën Valentinit

Ndër vrasjet më të famshme të gangsterit italo-amerikan Al Kapone, ishte edhe Masakra e Shën Valentinit. Më 14 shkurt 1929, 4 nga njerëzit e tij hynë në një garazh në rrugën 2122 N. Clark Street në Chicago. Godina ishte selia kryesore e bandës së veriut të qytetit, e drejtuar nga, Xhorxh “Bags” Moran. Për shkak se dy nga atentatorët ishin veshur si policë, të shtatë burrat që gjendeshin brenda menduan se ishte një bastisje policore.

Për rrjedhojë, ata hodhën armët në tokë, dhe vunë duart pas murit. Duke përdorur dy pushkë dhe dy mitralozë, atentatorët qëlluan më shumë se 150 plumba mbi viktimat. Gjashtë nga shtatë të vrarët ishin anëtarë të bandës së Moranit; i shtati ishte një miku i tij që u gjend aty rastësisht. Moran, me gjasë objektivi i vërtetë, ndodhej në rrugë dhe kur njerëzit e Kapones e mbërritën, aty pranë panë një patrullë policie, ndaj u detyruan të tërhiqeshin pa e qëlluar.  Si zakonisht, Kapone e kishte një alibi; ai ndodhej në Florida gjatë masakrës.

14 Shkurt 1349 – Qindra hebrenj digjen për vdekje, dhe mijëra të tjerë dëbohen me forcë nga Strasburgu.

14 Shkurt 1502 – Inkuizicioni spanjoll:Monarkët katolikë, nxjerrin një dekret që i detyron myslimanët në Granada të kthehen në fenë katolike, ose të largohen nga Spanja.

14 Shkurt 1804 – Karagjorgje udhëheq kryengritjen e parë serbe kundër Perandorisë Osmane.

14 Shkurt 1918 – Bashkimi Sovjetik miraton përdorimin e kalendarit Gregorian (më 1 shkurt sipas kalendarit Julian).

14 Shkurt 1950 – Lufta Civile Kineze:Ushtria Revolucionare Kombëtare, nis një betejë të pasuksesshme në Tiankuan kundër Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Partisë Komuniste.

14 Shkurt 1979 – Në Kabul, militantët radikalë rrëmbejnë ambasadorin amerikan në Afganistan, Adolf Dabs, që më vonë u vra gjatë një përleshjeje midis rrëmbyesve të tij dhe policisë.

14 Shkurt 2005 – Kryeministri miliarder libanez, Rafik Hariri vritet në Bejrut, së bashku me 21 njerëz të tjerë, kur mbi 1 tonë tritol shpërthen në kohën kur eskorta e tij po kalonte aty pranë.

14 Shkurt 2005 – Nis funksiomin në internet YouTube, projekt i nisur nga disa student duke u bërë kështu faqja më e madhe e shpërndarjes së videove në botë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 14 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shkodër/ Tritol në garazhin e një banese

Shkodër/ Tritol në garazhin e një banese

Shtypi nga bota, 14 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 14 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 14 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 14 shkurt 2018

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat
Bota

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

by mirseda
21:11 | 24/06/2025
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përshkruar armëpushimin midis Iranit dhe Izraelit si një “fitore historike”. Ai...

Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s

21:07 | 24/06/2025
A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

20:57 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
“Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në,

“Kërcënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në,

19:53 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com