Në përballjen mes Boston Celtic dhe Cleveland Cavaliers në NBA është zhvilluar një ceremoni për tërheqjen e numrit 34, i cili është mbarur nga Paul Pierce. Ai cilësohet si një nga legjendat e këtij sporti dhe është konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të historisë së Celtics të të gjitha kohërave. Ceremonia u zhvillua në stadiumin “TD Garden” të Bostonit, aty ku lojtari kaloi shumicën e karrierës së tij dhe ku në vitin 2008 u shpall kampion në NBA.
“Kjo ishte ëndrra ime. Kur shihja gjithë ato numra të varur edhe unë ëndërroja që një ditë të kisha emrin tim aty lart”, deklaroi mes lotësh gjatë ceremonisë Paul Pierce, një nga ikonat e këtij sporti, i njohur me nofkën “The captain and the truth”.