Interi është duke kaluar një formë mjaft të dobët që nga dhjetori, ku nuk po arrin të marrë një fitore. Përpos formës së dobët në ndeshjen e fundit zikaltërve u ka munguar edhe kapiteni, Mauro Icardi.
Bomberi zikaltër duket se nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Spalletti edhe në ndeshjen e radhës përballë Bolognas. Sulmuesi argjentinas është njeriu me më shumë gola tek Interi dhe ka qenë pikërisht ai që ka siguruar më shumë fitore, duke qenë edhe sulmuesi kryesorë në ekip. Icardi nuk u përfshi në skuadër as në takimin e javës së shkuar, duke i lënë vendin në formacion italo-brazilianit, Eder.
Ndërkohë sa i përket formacionit, që nga minuta e parë pritet të aktivizohet Cancelo në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa braziliani Rafinha ende nuk i ka minutat në këmbë, ndaj shihet si alternativë për Brozovic. Konfirmohen Candreva dhe Perisic, edhe pse në fillim të javës mediat parashikuan një rokadë për të dy futbollistët anësorë të Interit.