Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Vriti të gjithë”/Kur Ariel Sharon kërkonte të vriste Jaser Arafatin

8 vjet ago
in Të Gjitha
“Vriti të gjithë”/Kur Ariel Sharon kërkonte të vriste Jaser Arafatin

“Izraeli gjithmonë ka thurur plane për eliminimin e liderit palestinez, Jaser Arafat” shkruhet në librin e gazetarit izraelit, Ronen Bergman. Gjatë kohës kur ishte ministër i Mbrojtjes, Ariel Sharon urdhëroi ushtrinë izraelite të rrëzonte një avion pasagjerësh nëse konfirmohej se në të ndodhej Arafati.

Sipas tij, në vitin 1982, avioni transportonte 30 fëmijë palestinezë të plagosur në masakrat e Sabras dhe Shatila-s. Ky operacion u anulua, por ai ishte vetëm një nga planet e vrasjes së përgatitur për Jaser Arafat.

“Operacioni ishte vënë në lëvizje nga Mossad-i. Ai do të përfitonte nga siguria e vogël në aeroportin e Athinës. Agjentët do të prisnin në zonën ku ulen avionët privatë”, shprehet autori në një shkrim mbi librin në “New York Times”.

Sipas autorit të librit, në atë kohë shef i stafit të Sharonit ishte gjenerali Rafael Eitan. Ai i vuri pas aeroplanët xhet avionit ky dyshohej se ndodhej Arafati.

“Mos qëlloni pa urdhrin tim. E qartë? Edhe nëse ka probleme komunikim, pa dëgjuar urdhrin tim mos hapni zjarr”, u ka thënë ai pilotëve ndërsa avioni ngrihej nga Athina. Urdhri nuk erdhi kurrë dhe burri në avion me shumë gjasa ka qenë vëllai i Arafatit, thuhet në libër.

Sipas Bergman-it, nga nëntori 1982 në janar 1983, katër F16 dhe F15 ishin në gatishmëri për të kryer këtë atentat. Ata janë lajmëruar të paktën në 5 raste për avionë ku dyshohej se ndodhej Arafati, por urdhri është pezulluar menjëherë më pas.

Në një prej këtyre rasteve, avionët e ushtrisë izraelite iu afruan një avioni pasagjerësh që udhëtonte nga Amani në Tunizi, por u tërhoq mbrapa pasi operacioni u anulua.

“Vritini të gjithë”

Sipas librit që pritet të dalë së shpejti, pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Nahariya në vitin 1979, gjenerali Eitan vendosi ta ashpërsonte  betejën e Izraelit kundër Organizatës për Çlirimin e Palestinës. “Vritini të gjithë” citohet t’u ketë thënë vartësve.

Një tjetër variant i eliminimit të Arafatit ka qenë ai i shpërthimit të një bombe në një stadium në Bejrut. “Nuk mund të vrasësh një stadium me njerëz”, citohet t’i ketë thënë një oficer kryeministrit të atëhershëm Menahem Begin. “E gjithë bota do të na vihet kundër”, ka shtuar ai. Duket se këto fjalë e bindën kryeministrin të mos e ndërmerrte një rrezik të tillë dhe të zhvendoste Sharonin në një tjetër sektor.

Sidoqoftë, Sharoni nuk ishte penguar. Pas fillimit të pushtimit të Libanit jugor në vitin 1982, ai hartoi një plan të ri për t’i dëbuar palestinezët, duke eliminuar kështu planet e tyre për themelimin e një shteti në Bregun Perëndimor. Një element kyç për këtë plan, thotë Bergman, ishte vrasja e Arafatit.

Për të arritur këtë u krijua një grup i posaçëm me emrin “Peshku i kripur”.

“Mendoj se vrasja e Arafatit do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë. Ai nuk ishte vetëm një lider, por babai i kombit palestinez. Vrasja e tij do të kishte shkaktuar një seri konfliktesh brenda OÇP-së dhe do të kufizonte aftësinë e saj për të marrë vendime strategjike më pas”, shkruan Bregman.

“Peshku i kripur” planifikoi vendosjen e bombave në Bejrut, por Arafat ia doli t’u shmangej.

“Jaser Arafatin e kanë shpëtuar gjithmonë dy gjëra: fati i jashtëzakonshëm që kishte dhe unë”, thotë Uzi Dayan, kreu i grupit “Peshku i kripur”.

Dayan thotë se nuk e kishte problem ta eliminonte Arafatin, por ajo që e pengonte ishin civilët e pafajshëm që mund të vriteshin me të. Ai thotë se në disa raste është telefonuar nga gjenerali Eitan, i cili i ka kërkuar llogari pse nuk kishte nisur një operacion në rastet kur krijoheshin kushtet për vrasjen e Arafatit. “I përgjigjesha se ishte e pamundur, kishte shumë njerëz vërdallë. Ai thoshte: Mos e vrit mendjen për këtë. E marr unë përgjegjësinë. Por unë nuk isha i përgatitur për një gjë të tillë. Ai nuk mund të ma mësonte mua etikën e luftës”, tregon Dayan.

Me kalimin e kohës, Arafati nisi të shihej si çështje politike dhe nuk u konsiderua më shënjestër për t’u eliminuar. /Tema/ 

Tags: Ariel SharongjithëJaser Arafatinkërkontetë vristeVriti

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Mashtrimi me TVSH-në, biznesmenët që i vodhën 9 milionë dollarë shtetit

Mashtrimi me TVSH-në, biznesmenët që i vodhën 9 milionë dollarë shtetit

Greqi-Shqipëri/Idrizi: Po humbasim sovranitetin, Rama mohoi premtimin

Greqi-Shqipëri/Idrizi: Po humbasim sovranitetin, Rama mohoi premtimin

1900/Kur Ismail Qemali u bënte thirrje shqiptarëve të bashkoheshin

1900/Kur Ismail Qemali u bënte thirrje shqiptarëve të bashkoheshin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

by mirseda
17:43 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu për t’iu drejtuar sheshit...

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

16:59 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com