Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Juncker: Bullgaria, “ardhmëria” e Ballkanit dhe përkthyesja e Turqisë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Juncker: Bullgaria, “ardhmëria” e Ballkanit dhe përkthyesja e Turqisë

Në një intervistë për Deutsche Welles,  presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka folur për rolin e Bullgarisë si presidente e radhës së BE dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor. Ai është shprehur se Bullgari ka bërë mirë që gjatë presidencës së saj ka për prioritet Ballkanin Perëndimor, pasi e njeh mirë këtë rajon. Ndër të tjera Juncker, ka theksuar se Bullgari do të ndihmojë dhe në marrëdhënia e Turqisë me BE-në.

Deutsche Welle: Zoti Juncker, a jeni të bindur se Bullgaria do ta kryejë si duhet detyrën e kryesueses së radhës së BE, për gjashtë muajt e ardhshëm?

Juncker: Bullgaria është e përgatitur jashtëzakonisht mirë, sepse Bullgaria ka krijuar madje edhe një ministri të posaçme për presidencën e radhës së BE. Ministrja Lilyana Pavlova është sikur edhe kryeministri Boiko Borissov jashtëzakonisht mirë e përgatitur. Së bashku me Mariya Gabriel, e cila në Komisionin tim është duke bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, Bullgaria do të shënojë përparime të mëdha për Evropën, jam i bindur për këtë. Bullgaria është përcaktuar në tërësi për agjendën evropiane dhe ka vënë në qendër temat që janë të rëndësishme për evropianët: migracionin, digjitalizimin, një lloj unioni për mbrojtje dhe perspektivë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përveç kësaj me shkronjën “B” fillon jo vetëm emri i Bullgarisë, por edhe fjala bullgare “budeshte“, që do të thotë “ardhmëria”. Presidenca bullgare do të drejtojë debatin e rëndësishëm për të ardhmen e Evropës, e viti 2018 do të jetë vendimtar për shumë çështje të Bashkimit Evroipian, prej forcimit të ekonomisë dhe politikës monetare të BE, sistemit të ardhshëm të migrimit e deri tek buxheti i BE. Bullgaria do të luajë në këtë drejtim një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi për të gjetur konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

DW: Mediat evropiane kanë kritikuar pjesërisht shumë ashpër Bullgarinë. Por më së shumti flitet për vendin më të varfër dhe më të korruptuar në BE. A i meriton Bullgaria këto kritika?

Juncker: Kur dëgjoj për klishe të këtilla, atëherë do të doja që së pari të shikojmë faktet. E ato duken më ndryshe – jo vetëm nga koha e marrjes së presidencës bullgare. Unë e njoh Bullgarinë shumë mirë, sepse unë kam qenë kryeministër i Luksemburgut në kohën kur Bullgaria është anëtarësuar në BE. Asokohe Luksemburgu ka qenë kryesues i radhës i BE. Prej atëherë, Bullgaria ka bërë shumë, ndër tjerash edhe në ekonomi. Ekonomia e këtij vendi vitin e kaluar është rritur për 3,9%. Punësimi po zhvillohet pozitivisht ndërsa buxheti është nën kontroll shumë të mirë. Borxhet e shtetit janë nën 30% të prodhimit bruto, që në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE, është shumë pak.

Bullgaria është po ashtu një ndër vendet më pro-evropaine. Ndaj pritjet janë shumë pozitive, jo vetëm për kohën e presidencës së radhës, por edhe për luftimin e korrupsionit. Këtu jemi duke punuar së bashku me Bullgarinë në të ashtuquajturin mekanizëm bashkëpunimi për rishikimin e hapave që po bëhen në luftën kudër korrupsionit.

DW: Sofja e ka vënë si prioritet afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE. Si e shihni ju perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE?

Juncker: Bullgaria ka bërë mirë kur e ka vënë Ballkanin Perëndimor si një prej pikërëndesave të presidencës. Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë që të kenë një perspektivë për anëtarësim në BE. Kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës sa jam unë president i Komisionit Evropian, por tani duhet të vihen piketat, ndërsa këto vende duhet të bëjnë reformat e duhura dhe ate sa më parë. Qeveria bullgare ka bërë disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, sepse samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje me 17 maj do të jetë një prej zhvillimeve më të rëndësishme.

Bullgaria është shumë e përshtatshme për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, gjuhët dhe ka pasur edhe vet një proces të suksesshëm të anëtarësimit në BE.

DW: A do të ketë Bullgaria gjatë kësaj presidence një rol të rëndësishëm edhe në komunikimin e BE me Ankaranë?

Juncker: Bullgaria mund të luajë këtu një rol të rëndësishëm për thellimin e këtyre raporteve. Ne jemi të interesuar që të kemi një partneritet të ngushtë me Turqinë. Njëkohësisht Turqia, e cila dukej se është larguar, duket se sërish dëshiron të afrohet me Evropën. Bullgaria si fqinje e Turqisë, mund të angazhohet për thellimin e raporteve me Turqinë, intensifikimin e dialogut dhe mund të shërbejë si një lloj përkthyesi në këto raporte. Gjithmonë është më mirë të bisedohet mes vete dhe jo të flitet për njëri-tjetrin. DW

Tags: “ardhmëria”BallkanitBullgariaJunckerpërkthyesjaTurqisë

TË LIDHURA

Stuhia po afron! Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë.
Bota

Stuhia po afron! Çfarë do të thotë për Evropën zbatimi i planit Trump në Ukrainë.

08:30 | 22/11/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje
Aktualitet

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Next Post
Luan Rama: Do të jem deputet i parlamentit të ri

“Paradoks: kur qeveria, tepsia dhe krimi bëhen një”

Arta Marku me “dorë të hekurt”, kalon në sitë të gjithë prokurorët

13-vjeçarja lezhjane denoncon bashkëjetuesin për dhunë, habit policia

13-vjeçarja lezhjane denoncon bashkëjetuesin për dhunë, habit policia







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Motra e Ballukut u përplas me prokurorët e SPAK për shfuqizimin e masës së sigurisë

by mirseda
15:09 | 22/11/2025
0

GJKKO ka konfirmuar në rrugë zyrtare se masat e sigurisë të mbeten në fuqi. , Balluku do...

“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”Pyetet para samitit

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku,

14:49 | 22/11/2025
Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

Seanca në GJKKO/ Belinda Balluku dhe 2 vartësit dalin nga gjykata; masat e sigurisë mbeten në fuqi

14:44 | 22/11/2025
Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

Rama ndan fjalimin e prokurorit amerikan: Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur…

14:40 | 22/11/2025
Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

14:18 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com