Është ndarë nga jeta në një spital të Parmës Stefano Ganci, i cili është njohur si njeriu më i afërt i Toto Rinës. Miku i ngushtë i Rinës, mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak gjatë muajit dhjetor, por lajmi nuk është bërë publik duke u mbajtur i fshehur prej ditësh. Gjykata italiane edhe për Gancin kishte dhënë dënim të përjetshëm.
Sakaq, trupi i pajetë i tij do të prehet në qytetin e Sicili në ditët në vijim. Krahu i djathtë i Toto Rinës , ka qenë pjesë e grupit në vrasjen e gjykatësit Borsellino. Ai ishte një vrasës i rrëzikshmë i Cosa Nostra-s, ndërsa dënimin po e vuante për shkak të disa vrasjeve të tjera si atë të këshilltarit Rocco Chinnici dhe zv.kuestorit Ninni Cassarà.
Gjithashtu nuk do të ketë funeral publik për krahun e djathtë të Totos, Gancin. Ky ka qenë vendimi i kuestorit të Palermos, Renato Cortese, i cili ka vendosur për një funeral privat për 55-vjeçarin, ashtu si për Totò Riinan, ndaj të cilit kishte qenë besnik. Ky i fundit u nda nga jeta më 17 nëntor të vitit të kaluar pas një sëmundje të gjatë.
Stefano Ganci, biri i bossit të grupit mafioz ‘Noce’ Raffaele dhe vëllai i mafiozit Mimmo dhe të penduarit Calogero Ganci, u konsiderua si një vrasës i pamëshirshëm i paguar nga Corleonesët. Ai ishte dënuar me 26 vjet burg për pjesëmarrjen në grupit ekzekutues të masakrës ku vdiq Paolo Borsellino dhe gjithë njerëzit e eskortës së tij.