Ndërron jetë në Paris, këngëtarja e famshme franceze, France Gall, në moshën 70-vjeçare. Këngëtarja vuante prej kohësh nga një sëmundjeje e rëndë.
“Ka fjalë që kurrë nuk duam t’i themi. France Gall iu bashkua ‘Parajsës së bardhë’ pasi sfidoi me dinjitet sëmundjen e kancerit të gjirit për dy vjet”, deklaroi zëdhënësja e saj, Genevieve Salama; duke iu referuar këngës së njohur të Gall ”Parajsa e bardhë”, kompozuar nga Michel Berger.
E ardhur nga një familje muzikantësh, Gall u bë e famshme që në moshën 16-vjeçare, shkruan ata.
Mes këngëve më të njohura të saj janë “Doll of wax, doll of his”, “The groupie of the pianist”, “If, mom, if”, “Ella, she has it”, “Some words of love” apo “Resist”.