Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pence: Mbështesim pa kushte popullin e Iranit

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pence: Mbështesim pa kushte popullin e Iranit

Zëvendës presidenti i SHBA-ve,Mike Pence premtoi mbështetje të palëkundur për popullin e Iranit. Pence kritikoi administratën e kaluar, pasi siç tha ai, kishte bërë shumë pak për të mbështetur iranianët që dolën në protesta kundër zgjedhjeve të debatueshme të vitit 2009. Vëzhguesit thonë se trazirat aktuale janë rezultat i pakënaqësive të akumuluara ndaj regjimit shtypës të vendit dhe janë sinjal i rënies së tij.

Qeveria iraniane ka dislokuar policinë dhe forcat e sigurisë në qytete në gjithë vendet në një përpjekje për të shtypur trazirat që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 20 vetëve. Qeveria ka thënë se protestat janë nxitur nga ndikimi i huaj, por vëzhguesit thonë se është e qartë që kjo nuk është e vërtetë.

“Njerëzit nëpër rrugë nuk janë të huaj, nuk janë mercenarë. Janë iranianë të zakonshëm”, thotë profesor Hooshang Ahmirahmadi i Universitetit Rutgers.

Iranianët po protestojnë kundër korrupsionit zyrtar dhe viteve të keqmenaxhimit ekonomik, që kanë rezultuar në papunësi të lartë dhe rënie të standardit të jetesës. Analistët thonë se përdorimi i forcës mund t’i frenojë protestuesit për një farë kohe, por regjimi klerik nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë si më parë.

“Gjendja ka ndryshuar. Është hera e parë prej 40 vjetësh që populli iranian po përballet me regjimin në tërësi. Në vitin 2009, beteja ishte brenda regjimit, mes dy fraksioneve. Këtë radhë është ndryshe. Është populli kundër regjimit. Dhe regjimi duhet të mendojë seriozisht se si do të veprojë”, thotë profesor Ahmirahmadi.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se populli i Iranit, ka mbështetjen e plotë të qeverisë aktuale amerikane.

“Shpresoj dhe lutem që populli i Iranit, një populate e re, e arsimuar, ta kuptojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, populli amerikan, është aleati i tyre i natyrshëm. Ne duam që ata të kenë një të ardhme të lirë dhe demokratike”.

Zoti Pence kritikoi administratën e kaluar që ai tha se nuk kishte shprehur mbështetje po aq të fortë për iranianët kur ata protestuan ndaj rezultatit të debatueshëm të gjedhjeve të vitit 2009. Ai kritikoi gjithashtu administratën e ish-presidentit Obama për marrëveshjen bërthamore me Teheranin, shkruan voa.

“E vërteta është se marrëveshja bërthamore me Iranin ishte e gabuar sepse pjesërisht jo vetëm nuk ia hiqte të drejtën Iranit të zhvillonte një program bërthamor, por duke qenë se afati i saj është 10 vjet, praktikisht garanton se ata do të zhvillojnë një armë bërthamore pas kësaj periudhe 10 vjeçare”.

Nënpresidenti Pence tha se sanskionet ekonomike kundër Teheranit kanë qenë të suksesshme dhe se marrëveshja ndihmon qeverinë iraniane. Ai tha se administrata e Presidentit Trump do që të shtojë një klauzolë në marrëveshje që të lejojë kthimin e sanksioneve nëse Irani përpiqet të sigurojë një armë bërthamore.

Tags: Iranitmbështesimpa kushtePencepopullin

TË LIDHURA

Izraeli miraton planet për marrjen e Gazës, negocion me pesë vende për zhvendosjen e palestinezëve
Bota

Izraeli miraton planet për marrjen e Gazës, negocion me pesë vende për zhvendosjen e palestinezëve

21:48 | 13/08/2025
Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas
Bota

Gjeneva bëhet qyteti i parë në Zvicër që miraton transportin publik falas

19:15 | 13/08/2025
Mbytet varka me 97 emigrantë/ 22 të vdekur dhe 17 të zhdukur, mes viktimave një foshnjë e 3 fëmijë
Bota

Mbytet varka me 97 emigrantë/ 22 të vdekur dhe 17 të zhdukur, mes viktimave një foshnjë e 3 fëmijë

18:13 | 13/08/2025
Next Post
Ecclestone: Ferrari mund të largohet nga F1, Marchionnen nuk luan ‘blofin’

Ecclestone: Ferrari mund të largohet nga F1, Marchionnen nuk luan ‘blofin’

Shqipëria “mbërthehet” nga HEC-et, 2018-a nis me dy projekte të reja

Shqipëria “mbërthehet” nga HEC-et, 2018-a nis me dy projekte të reja

Merr dhuratë një biletë nga xhaxhai, futbollisti irlandez fiton lotarinë e jetës

Merr dhuratë një biletë nga xhaxhai, futbollisti irlandez fiton lotarinë e jetës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com