Të paktën 48 persona vdiqën të martën në një aksident, teksa nja autobus ra nga një pjesë shkëmbore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lima, kryeqytetin e Perusë, teksa fundi i autobusit u godit nga një kamion, i cili shkaktoi rënien e autobusit në greminë.
Hetimet paraprake thonë se të dyja automjetet po ecnin me shpejtësi relativisht të madhe. Më shumë se 100 zjarrfikës u përfshinë në përpjekjet për shpëtimin e të lënduarve, ndërsa 6 persona u dërguan menjëherë në spital me ndihmën e një helikopteri.
Forcave zjarrfikëse u janë dashur orë të tëra për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të gjetur kufomat, sepse në këtë vend nuk ka rrugë që të çon në plazh.
Gjatë vitit 2016, si pasojë e aksidenteve në Peru kanë humbur jetën 2600 njerëz.