Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

“Të jetosh është heroizëm”, zbulohen kartolinat e Dritëro Agollit

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
“Të jetosh është heroizëm”, zbulohen kartolinat e Dritëro Agollit

Ky është i pari Vit i Ri që familja Agolli e pret pa shkrimtarin e madh. Teksa po afrohet 1-vjetori i ikjes së tij, familja e Dritëroite ndjen ende më shumë mungesën, kur kolltuku në dhomën e drunjtë, ku shkrimtari rrinte para një gote rakie me cigare në dorë, është bosh.

“Muaji i dhjetorit, muaji përmbyllës i vitit, për familjen tonë ngjyrosej me larmi kuptimesh, ndjesish, emocionesh. E ndërsa ditët ndiqnin njëra-tjetrën, shumë shpejt nisnin porositë për kartolina, bisedat për gjelin e detit, për verën e porositur e për shumëçka lidhej me natën e ndërrimit të viteve”, kujton e bija, Elona Agolli, teksa rrëmon në sënduqet e t’et. I kujtohen fraza bisedash të mbetura prej pothuaj pesë dekadave pranë babait. “Po ‘Klik’-u nuk ka bërë sivjet kartolina? – thoshte ai tërthorazi, si për t’i drejtuar kërkesën e kartolinave të urimit.

“Im atë askurrë nuk harronte t’u shkruante e dërgonte për miqtë e të njohurit e tij. Vitet e fundit i ndante një pjesë me Sadijen, mamanë time, pasi dora i lodhej më shpejt dhe gërmat formonin figura të çuditshme, me të cilat edhe vetë habitej, por edhe argëtohej jo rrallëherë”, rrëfen Elona. Imazhe prej kartolinave e dorëshkrimeve që botohen sot në “Gazeta Shqiptare” për herë të parë, kujtojnë jo vetëm zakonin e përvitshëm të shkrimtarit, por edhe marrëdhënien e tij me ata që deshi më shumë.

Për Agollin, shkrimi i kartolinave të urimit niste nga më të afërmit e dashur, e më pas vijonte me miq e shokë. Ja një prej tyre, drejtuar Elonës: “E dashur guguçja ime e bukur dhe e shumëmira Lonë, Unë, ati yt dhe Babagjyshi i Vitit të Ri, të uroj jetë të lumtur dhe të gëzuar me të pamposhturin Luan dhe të shkathëtin tigër Luel.

Gëzuar 2010-ën

Dritëroi”.

Një tjetër kartolinë, i drejtohej së mbesës, Annës, një prej njerëzve që e deshi fort, mbase edhe sepse e pat rritur pothuajse vetë. Kartolina për ‘vajzën e gjyshërve’ është shkruar kështu:

“E dashur Anna, me dy n, të uroj Vitin e Ri 2011, urime të kesh edhe në vitin 2122, kur të bëhesh mbi 100. Gjyshi dhe nëna të kanë ëngjëllushe dhe kur nuk je ti në Tiranë themi: ‘Ku është dhe çfarë bën ëngjëlli?’

Të puthëm.

Gjyshi dhe nëna.

31.12.2010”

Tri vite më vonë, Dritëroi ishte po aq i përzemërt ndaj mbesës.

“E dashur Anna,

Unë dhe nëna të urojmë gëzuar Vitin e Ri 2014. Ne gëzohemi për arritjet e tua në universitet dhe jemi të bindur që këto arritje do të shumëfishohen; se ne të duam aq sa kur të pritet pak gishti, na dhëmbin neve të 20 gishtat, 10 të gjyshit e 10 të nënës. 20.12.2013”.

FLETË

DITARI

E ndërsa kënaqësia e të shkruarit të urimeve përmbushej, natën vonë, kur asgjë nuk pipëtinte, niste të frymëmerrte ditari i shënimeve. Dukej ato çaste më i sinqertë se kurrë, kur i vetëm para një flete, me shkrimin që e tradhtonte, shënonte përjetimet e orëve të vona. Ishin orët kur ishte i vetëm përballë vetes.

Tags: dritero agolliheroizemkartolinatte jetoshzbulohen

TË LIDHURA

28 mijë nxënës zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe
Kultura

28 mijë nxënës zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe

10:05 | 19/06/2025
Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit
Kultura

Ishin zënë me çadra dhe shezlongë, policia liron 2 hapësira në plazhin e Golemit

12:24 | 17/06/2025
Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës
Kultura

Mbi 27 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në provimin e Matematikës

08:32 | 17/06/2025
Next Post
Kryemadhi i nxjerr Ramës sekretin? Flet për botox në New York

Kryemadhi i nxjerr Ramës sekretin? Flet për botox në New York

FOTO/I dënuar me 22 vite burg, lezhjani ekstradohet nga Londra

Rikthehet rasti i Zim Sallakut, biznesmeni shqiptar që…

Rikthehet rasti i Zim Sallakut, biznesmeni shqiptar që...

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi
Aktualitet

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi

by mirseda
17:01 | 20/06/2025
0

Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer në qarkun e Shkodrës, duke shënuar rastin e...

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin

14:55 | 20/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

UNICEF paralajmëron: Gaza në krizë për ujë, fëmijët rrezikojnë të vdesin nga etja

14:46 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com