Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Të pathënat e vrasjes së Alush Lleshanakut, regjimi dënoi dhe ata që e spiunuan

8 vjet ago
in Të Gjitha
Të pathënat e vrasjes së Alush Lleshanakut, regjimi dënoi dhe ata që e spiunuan

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” tregon mbi vrasjen e Alush Lleshanakut. Dervishi shkruan se Alushi nuk u vra në Tiranë ashtu si u shkrua në gazetën Zëri i Popullit, por u vra në Elbasan tre ditë më parë. Dervishi shkruan edhe mbi fatin e shokëve të tij që e shoqëronin por edhe për tre peronat që  e tradhtuan. Ai shkruan se fat të keq patën në vitet vijuese edhe ata që i morën jetën Alushit.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit

Alush Lleshanaku

24 dhjetori 1950 është data e vrasjes së njërit prej luftëtarëve të qëndresës antikomuniste kundër bandës komuniste të Tiranës, profesor Alush Lleshanakut.
Ai u largua i plagosur nga Shqipëria në dhjetor 1944, por më pas erdhi disa herë për të organizuar qëndresën antikomuniste. 
Alush Lleshanaku së bashku me desantët Abedin Cango (nga Shambërdhenj i Gramshit), Halil Hoxha (nga Tunja e Gramshit), Rexhep Kasa (nga Polisi i Elbasanit) dhe Zenel Cana (nga Dragoti) u desantua nga Blloku Kombëtar Indipendent më 22 shkurt 1950 në malet e Mirditës, ku duhej të takohej me grupin tjetër të Gjon Markut. Misioni i Alush Lleshanikut ishte vetëm informativ. Për fat të keq, grupi ra pre e tradhtisë. 
Abedin Cango dhe Halil Hoxha u vranë të spiunuar pak muaj pas desantimit në zonën e Gramshit. Zenel Cana u arrestua dhe më vonë u dënua me 15 vjet burgim.
Alushi nga shkurti deri në dhjetor 1950 lëvizi midis Mirditës dhe Elbasanit. Rihyri në Elbasan në fillim të dhjetorit. Më 24 dhjetor 1950 ai kishte lënë takim me një mikun e tij në një shtëpi përballë sportit të vjetër në Elbasan, afër mullirit të Gani Bungës. Pas shumë mëdyshjesh dhe presionesh, miku e shiti. Grupi operativ u vendos në shtëpinë e kurthit. Aty, grupi operativ i MPB-s i frikësuar nga prania e tij i bëri thirrje të dorëzohej. Alushi u vendos në dhomën e miqve të shtëpisë. Nnë këtë çast 10 automatikë u drejtuan drejt tij. Njëri nga grupi, Ilo Stojko, duke pasur frikë se mos ndoshta Alushi merrte armën, e qëllon dhe e vret.
Për të mos u zbuluar se ngjarja ndodhi në shtëpinë ku u bë takimi, Sigurimi organizoi një legjendim (quhet përhapja e një lajmi të rremë). Trupin e Alushit e balsamosën në Tiranë dhe disa ditë me vonë e sollën në urën e Paprit ku improvizuan një beteje. Pas njoftimit në gazetën “Zëri i Popullit” se gjoja ai u vra në këtë betejë, trupin e Alushit e sollën në qendër të Elbasanit ku e ekspozuan përpara popullit (fotoja bashkëlidhur).
I fundit i grupit të Alushit, Rexhep Kasa, u vra heroikisht në fshatin Godolesh sepse nuk pranoi të dorëzohej. Disa procese gjyëqsore u organizuan kundër miqve të Alushit (3 prej të cilëve me vdekje).
Fat të keq patën në vitet vijuese ata që i morën jetën Alushit. Bashkëpunëtori i parë (i shpërblyer për vrasjen me një thes me misër) u paralizua dhe vdiq mes vuajtjesh. I dyti, i ri në moshë, u burgos për vjedhje, pak javë pas vrasjes së Alushit. I treti, personi që kreu vrasjen, duke qenë drejtor në burgun e Shkodrës, vrau veten në vitin 1957 i akuzuar për vjedhjen e parave të të burgosurve.

 

Tags: Alush Lleshanakutdënoie vrasjesRegjimispiunuantë pathënat

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Messi thyen disa rekorde në “El Clasico”

Messi thyen disa rekorde në “El Clasico”

Makina përplaset me trafikndarësen, vdesin dy të rinj në Krujë

Makina del nga rruga në autostradën Levan-Tepelenë, lëndohet çifti i të moshuarve

Janullatos shqiptar/Kotzias: Vendim që njeh kontributin e tij

Janullatos shqiptar/Kotzias: Vendim që njeh kontributin e tij







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com