Prejardhja dhe origjina e popujve mund të zbulohet me ndihmën e shkencës duke bërë kërkime mbi gjenetiken. Instituti zviceran i gjenetikës, IGENEA ka nxjerrë të dhëna për prejardhjen dhe origjinën e popujve në rajonin e Ballkanit.
Sipas rezultateve të këtij studimi rreth 30 për qind e popullatës në Maqedoni kanë prejardhje antike. Pastaj 20 për janë teuton, (fise gjermane me prejardhje ilire).
Shkrimet e historianëve antikë dhe atyre të Mesjetës, vërtetojnë që pjesëtarët e teutonëve janë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejt Perëndimit, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në këtë hulumtim gjithashtu theksohet se 10 për qind e popullatës janë me prejardhje Ilire, ndërsa vetëm 15 për qind me prejardhje sllovene apo sllave.