Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 6 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 6 Dhjetor?

6 Dhjetor 1922 –Irlanda shpall pavarësinë nga Britania e Madhe

Shteti i Lirë Irlandez, i përbërë nga katër të pestat e Irlandës, shpall pavarësinë duke i dhënë fund luftës 6-vjeçare për pavarësi nga Britania e Madhe. Ashtu si vendet e tjera autonome të ish-Perandorisë Britanike, Irlanda do të duhej të mbetej pjesë e Komonuelthit Britanik, në mënyrë simbolike një zotërim i mbretit. Por më vonë ajo i ndërpreu lidhjet me Britaninë, dhe u riemërtua si Eire, dhe sot quhet Republika e Irlandës.

Sundimi anglez mbi ishullin e Irlandës daton që në shekullin XII, ndërsa Mbretëresha Elizabeta I e Anglisë inkurajoi në shekullin XVI-të emigrimin atje të protestantëve skocezë. Gjatë shekujve që pasuan, një seri rebelimesh nga katolikët irlandezë u shtypën, teksa minoriteti anglo-irlandez kishte në anën e tij forcat e ushtrisë britanike.

Nën rregjimin e pronarëve anglezë të tokave të tyre, popullsia irlandeze u gjend para një krize të vërtetë ekzistenciale, kur një zi e rëndë buke goditi vendin në vitet 1840, si pasojë e së cilës mbi 1 milionë njerëz vdiqën nga uria, për shkak të shkatërrimit të të mbjellave me patate. Mbi 2 milionë irlandezë të tjerë emigruan në Shtetet e Bashkuara.

Një lëvizje për autonominë e Irlandës u rrit në fundin e shekullit XIX-të, dhe në vitin 1916 nacionalistët irlandezë nisën zyrtarisht luftën për pavarësi, gjatë së ashtuquajturës Kryengritje e Pashkëve në Dublin. Rebelimi u shtyp, por irlandezët nuk u tërhoqën. Në 1919, Ushtria Republikane Irlandeze (IRA), nisi një fushatë të gjerë dhe efektive guerrile kundër forcave britanike.

Në vitin 1921 u shpall një armëpushim, dhe në janarin e vitit 1922 një grup nacionalistësh irlandezë nënshkruan një traktat paqeje me Britaninë, duke bërë thirrje për ndarjen e Irlandës, me jugun që fitoi pavarësinë, dhe 6 rajonet veriore të ishullit që mbetën nën Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, konfliktet vazhduan mbi Irlandën e Veriut, dhe IRA e nxjerrë jashtë ligjit në jug, u përpoq të rimerrte kontrollin e rajoneve veriore që qeveriseshin ende nga Britania. Dhuna midis protestantëve dhe katolikëve në Irlandën e Veriut u përshkallëzua në fillim të viteve 1970, dhe deri më sot lufta ka marrë më shumë se 3.000 jetë njerëzish.

6 Dhjetor 1987 – Gorbaçov pritet me protesta në SHBA

Në prag të vizitës së udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbaçov në Shtetet e Bashkuara, për një takim të nivelit të lartë me presidentin amerikan Ronald Regan, më shumë se 200.000 protestues në Uashington dhe një numër shumë më i vogël në Moskë, protestojnë në të njëjtën ditë ndaj politikave të ashpra sovjetike me hebrenjtë rusë.

Protestat arritën të tërheqin vëmendjen e opinioni publik ndërkombëtar, lidhur me abuzimet me të drejtat e njeriut në Rusi. Por këto protesta patën pak ndikim tek takimi dypalësh. Gjatë takimit mes tyre, Gorbaçov dhe Regan u përqendruan kryesisht mbi çështjet e kontrollit të armëve, veçanërisht në eliminimin e raketave të ndërmjetme nga Evropa.

Sovjetikët këmbëngulën që protestuesit të injoroheshin, dhe zyrtarët e SHBA-së, që mezi prisnin të arrinin një marrëveshje mbi kontrollin e armëve bërthamore, iu bindën në thelb kërkesave ruse.

6 Dhjetor 1917- Mbi 2 mijë njerëz humbin jetën, nga një shpërthim në portin e Halifaksit në Kanada

Mëngjesin e 6 dhjetorit 1917, anija franceze “SS Mont-Blanc”, e ngarkuar me eksploziv, u përplas me anijen norvegjeze “SS Imo” në një ngushticë që lidh portin e Halifaksit me liqenin Bedford. Zjarri i shkaktuar në bordin e anijes franceze ndezi ngarkesën ekspozive, duke shkaktuar një shpërthim të madh që shkatërroi tërësisht distriktin Riçmond.

Afro 2.000 njerëz u vranë nga shpërthimi apo ndërtesat e shkatërruara, dhe rreth 9.000 të tjerë u plagosën. Ishte shpërthimi më i madh i shkaktuarnga njeriu, përpara zhvillimit të armëve bërthamore, duke çliruar një energji ekuivalente prej rreth 2.9 kilotonë TNT. Një hetim paraprak, bëri përgjegjës “Mont-Blanc” për katastrofën, por më vonë fajtore u shpallën të dyja anijet.

6 Dhjetor 1907 – Katastrofa më e rëndë e minierave në historinë amerikane, ndodh në Monongah të Virxhinias Perëndimore. Rreth orës 10 të mëngjesit të 6 dhjetorit 1907, një shpërthim i fortë tronditi 2 galeri. 362 burra dhe djem humbën jetën, duke lënë pas 250 vejusha dhe mbi 1000 fëmijë jetimë. Shpërthimi bllokoi sistemet e ventilimit, duke shkaktuar një rrjedhje të gazrave vdekjeprurës, që u mori jetën shumë të mbijetuarve nga shpërthimi.

6 Dhjetor 1865 – Në SHBA miratohet Amendamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës, duke shfuqizuar zyrtarisht skllavërinë dhe robërimin e pavullnetshëm, përveçse rasteve kur është një dënim për një krim të caktuar.

6 Dhjetor 1897 – Londra bëhet qyteti i parë në botë që liçencon taksitë e përdorura për transportin publik.

6 Dhjetor 1933 – Gjykatësi federal amerikan, John M. Woolsey, vendos që romani tejet i debatueshëm i James Joyce “Uliksi” nuk është i pahijshëm për publikun, ndaj ai mund të vazhdojë të qarkullojë në libraritë amerikane.

6 Dhjetor 1982 – Ushtria Kombëtare e Çlirimit të Irlandës, shpërthen një bombë në një lokal të frekuentuar nga ushtarët britanikë në Ballykelly, Irlandën e Veriut, duke vrarë 11 ushtarë dhe 6 civilë.

6 Dhjetor 1989 – Marc Lépine, një anti-feminist i deklaruar, hyn i armatosur në Shkollën Politeknike të Montrealit në Kanada, dhe vret ​​14 vajza të reja.

6 Dhjetor 1991 – Në Kroaci, forcat e Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA), bombardojnë qytetin kroat të Dubrovnikit pas një rrethimi 7-mujor.

6 Dhjetor 1997 – Një aeroplan rus “Antonov An-124”, rrëzohet mbi një kompleks apartamentesh pranë qytetit të Irkutskut në Siberi, duke shkaktuar vdekjen e 67 personave.

6 Dhjetor 2005 – Një avion transporti, mbi një godinë banimi 10-katëshe në Teheran, duke vrarë të 84 personat që gjendeshin në bord, dhe 44 të tjerë në tokë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 6 Dhjetor?Kalendar hiastorikretrospektive

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 6 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 6 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 6 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 6 dhjetor 2017

Parashikimi i motit për datën 6 dhjetor 2017

Parashikimi i motit për datën 6 dhjetor 2017







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës
Aktualitet

Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës

by mirseda
10:01 | 18/10/2025
0

Zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Kamber Sulçajt, 48 vjeç, i vetëdorëzuar dy ditë...

Goditën oficerët e BKH-së në Fier, prokuroria çon në gjyq tre të pandehur

Goditën oficerët e BKH-së në Fier, prokuroria çon në gjyq tre të pandehur

09:59 | 18/10/2025
Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”

Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”

09:33 | 18/10/2025
Trump i jep amnisti ish-kongresmenti republikan, George Santos

Trump i jep amnisti ish-kongresmenti republikan, George Santos

09:29 | 18/10/2025
Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin

Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin

08:33 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com